Nuk e di çfarë pret,
kur dielli është larguar prej nesh,
ka kohë
e melankolia loton mbi gjithçka.
Janë fshirë kujtimet,përfytyrimet,
ka mbetur veç ankthi demotivues,
Ritmi i kohës është përmbysur
në rrugë pa drejtim,
pleksur si stinët
në një ditë të mbrapsht
që zgjat sa një vit…
“”””””””””””””””””””””
Shtroja e përjetshme e heshtjes…
Humnera e thellë e mallit
shtohet prej largësive të pafundme,
ku lartësohen muret rrethuese
në vetminë e madhe
të fshirjes së kujtesës
netëve plot mistere
në lojë me vdekjen,
kur portat e fatit mbyllen
e shpirtrat trishtohen
shtrojes së përjetshme të heshtjes
në pasiguritë e kohës
që numëron të ikurit si grimcat e rërës…
“””””””””””””””””””””””
*
Shuhen netët,
lindin ditët,
nën angullimën e qenëve
që trumbetojnë ekzistencën
në skenat mediatike
e ku ujqërit prijnë të uritur
në ritin e mbijetesës
së më të fortit…