12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Alqi Dede

POSTIERI
Duke u kthyer mbrapa ne kohe, mu kujtua nje postier qe punonte ne fshatrat e bregut. Mu kujtua per profilin qe krijoi por dhe per mbresat qe la me punen qe beri. Postieri ka qene një figurë e veçantë dhe keshtu eshte ruajtur në memorien kolektive. Një profesion historik që ka evoluar krah për krah me zhvillimin postar ashtu sic ka qene, por që ka arritur të ruajë, veçanërisht në disa perjudha të caktuara, afërsinë, maredheniet dhe komunikimin me banoret e fshatrave, si një pikë referimi e të njohur, e vlerësuar nga të gjithë . Njerzit dine ti bejne vleresimet vete per disa persona te vecante qe ne nje komunitet te vogel krijojne profilin e tyre me detyren qe kryejne dhe profesionin qe bejne. Nje figure e dashur, e nderuar dhe e respektuar nga te gjithe ka qene psh. mesuesi, doktori, prifti per aqe kohe sa ishin por nuk e teprojme po te themi dhe postieri per kohen per te cilen bejme fjale. Posta ska pasur kete zhvillim qe ka sot me kete teknollogji te fjales se fundit qe ka rritur jashtezakonisht shume shpejtesine e komunikimit saqe bota sot duket shume e “vogel”. Një figure e dashur, lajmetar, nje misionar qe me pranine e tij nepermjet detyres qe kryente, nga familjariteti i përditshëm, nga vëmendja dhe ndonjëherë nga ndihma reale në gjërat praktike, në zgjidhjen e problemeve të përditshme postieri ka qënë një pikë kontakti mes fshatrave dhe pjesës tjetër të vendit dhe duke qene nje krahine me nje emigracion te hershem edhe me pjesen tjeter te botes. Duke bere fjale per kete sherbim ne vitet mbas clirimit e kuptoni dhe vete, ata qe jane me te moshuar nje cike me shume se ne cnivel ka qene. Keta persona qe kane bere kete sherbim per mendimin tim nuk bejme aspak gabim duke i cilesuar si lajmetare, misionare, mesaxhere sepse ata ishin te paret qe binin te rejat nga te afermit e tyre kudo qe ishin, per shendetin, per nje lindje apo per nje gezim tjeter, fejesa apo martesa, kur filllonin nje pune, emerimin ne nje detyre, letra nga te dashurit, e drejta e studimit, dergesa ne leke apo ndonje pako vecanerisht per ato qe vinin nga jashte, po sigurisht dhe per ndonje lajm te hidhur se jeta i ka pasur te gjitha, per ndonje aksident, per semundjet qe kishin e per shume probleme te tjera qe perbenin jeten e nje komuniteti. Prandaj ate gjithmone e prisnin ne fshat dy-tre here ne jave ne mos dhe gaboj si nje ritual i zakonshem i perjavshem, per te ditur se mos kishin ndonje leter e te mesonin per te afermit e tyre. Kico Trekua, postieri per te cilin bejme fjale ka qene nje figure popullore, i dashur e i perkushtuar, i urte e i degjushem, njeri i sjellshem, i drejte e i besuar qe e kishte justifikuar me punen qe kish bere nder vite. Barba Kicua ka qene nga Dhermiu, nga nje familje e varfer por me sherbimin qe beri ,kishte shtrirje me te gjere ne ndihme gjithe fshatrave te Himares qe nga Palasa deri ne Qeparo. Ai ka qene nje burre me nje shtat mesatar, veshur thjesht ,me nje kaskete dhe nje cante meshini te vjeter qe i zgjatej deri poshte te kembet, ne te cilen mbante gjithe posten qe do shperndante. I dashur, korrekt, egzigjent ne detyre, i perpikte ne destinacionet qe do conte posten, i gatshem ti ndihmonte ne ndonje hall te vogel qe kishin. I njohur nga te gjithe kishte fituar besimin dhe respektin e tyre.. Ai bente kilometra te tera ne dite ne nje krahine qe levizjet e mjeteve kane qene me te pakta sesa ne zonat me te aksesushme dhe te urbanizuara. Per ate ishte e shenjte detyra qe kryente pamvaresisht nga moti qe bente, ne kohe dimri, me shi e me ere e pse jo dhe me bore ne te rralle apo ne ditet e nxehta te veres ate do ta gjeje gjithmone rrugeve i ndergjegjshem per misionin qe kryente duke marre nje vleresim te cmuar ne aspektin emocional, respektin dhe mirenjohjen fale dhe maredhenieve qe krijonte me banoret , nje maredhenie te ngrohte dhe te privilegjuar me te gjithe por vecanerisht me ata me te moshuarit e te vetmuar qe e konsideronin nje person familjar. Te vetmen “makine” te besuar qe kishte dhe se linte kurre ne balte ishin kembet e tij. Gjithmone ne levizje dhe cuditerisht i pa lodhur nga puna qe bente pamvaresisht se dhe moshen se kishte te vogel. Puna e kish bere te takonte njerez te shumte dhe interesante e te kembente ndonje muhabet duke pire nje kafe apo gote raki qe i ofronin nga kenaqesia. Ka qene nje njeri i pranishem ne jeten e te tjereve dhe ka jetuar me hallet e shqetesimet e tyre ne nje gezim apo ne ndonje hidherim sic e ka prure fati. Po ka pasur romantiken dhe kenaqesine e vet dhe ky profesjon si cdo gje tjeter te cilet kane ndihmuar qe keta banore te ndihen pjese e nje komuniteti me te madh kombetar apo global. Ne ato vite, kam qene i vogel por me eshte ngulitur ne mendje figura e tij ngandonjehere qe veja te merrja ndonje leter. Kur vinte nga Himara sipas kohes qe bente do ndalonte ne fshat qe e prisnin njerez te shumte ose dhe ne klub brenda kur binte shi, ne nje tavoline te dera,me grumbullin e njerezve rreth tij. Vente e vinte i shkreti ne kembe dhe kur dilte ndonje makine e kishin vend , se ishte bere i njohur dhe nga shoferat qe e rrihnin ate rruge, ndalonin. E mirrnin se edhe ata njerez ishin e mbase ndonje sherbim ua kish bere. Nje here me tregonte dikush kur shkonim ne mengjez heret ne shkolle, ne Himare, degjojme qe vinte nje makine nga zhurma qe e dallonim me veshe qe vinim ne xhade…pas pak erdhi ne te perpjeten e Mavrise qe dhe shpejtesia ishte e vogel dhe tentuam te ngjiteshim por cte shikojme, karroceria mbushur me zgjoj bletesh dhe ne fund te qoshia, unjur barba Kicua. E lame se skishte vend . Kur mbrritem afer Spilese, shikojme ne nje kocape me bar shtrire dike qe e dalluam menjehere se ishte barba Kicua. Ne i folem me shaka se se dinim se cfare i kishte ndodhur : “Eχετε ένα γράμμα για εμάς ?”, Kur pas pak na u pergjigj: ” Cleter kerkoni ju , nuk e shikoni qe po vdes? ” . Te shkretit barba Kico, nje nga ata kapaket e zgjoit ishte hapur dhe bletet kishin dale dhe e kishin pickuar ne fytyre e ne duar e ishte bere keq. Ja me te tilla raste te papritura kishte raste qe ndodhnin se ka pasur dhe ajo veshtiresite e veta. Po ai nuk ankohej , ishte ndergjegjesuar per misionin qe kryente , te conte posten te komuniteti . Ate do ta vecoj dhe per dicka tjeter, per posten e jashteme qe vinin nga Amerika e nga vende te tjera dhe kishte nje pergjegjesi e kembengulje qe nuk i leshonte ne duart e tjereve por do vinte te shtepia dhe tua jepte njerezve ne dore. Eshte e lehte per ta kuptuar se cfare vlere kane pasur per nje fshat qe kalonte nje perjudhe te veshtire pas lufte, ne varferi te madhe dhe ato ndihma ishin nje kontribut me vlere , qe per nje njeri te besuar gezonte respektin e tyre. Ai u bente dhe ndonje sherbim te vogel , ndonje porosi apo ilac qe e merrte ne Himare. Kur kishte kohe pinte dhe nje kafe nga kenaqesia qe kishin me punen qe u bente.
Kur isha femije e mbaj mend nje postier nga Vunoi ,barba Haraq Lipia qe rrinin poshte Zaho Andonit. Por dhe ai punoi me shume ne Himare por ishte nje person korrekt ne punen e tij qe per ta ilustruar po u sjell nje episod qe ma tregoi nje mik, me shume per te treguar se cfare meshironte figura e tij dhe e postierit ne teresi. Dikujt ne Himare i kish ardhur nje leter nga jashte dhe meqe personi vete me sa duket ishte i zene, dergoi te shoqen. Kur vajti ne poste dhe kerkoi te merrte letren barba Haraqi i tregoi letren por nuk ja dha. Po pse ,kembengulte ajo. U lodh barba Haraqi po letren nuk ja dha. Ajo u kthye ne shtepi . Kur e pa i shoqi ,po letren ku e ke? Nuk ma dha i tha ,shko vete. Ashtu beri. I inatosur sic ishte u fut brenda ne poste dhe gjen barba Haraqin qe i zgjati letren. Po pse nuk ja dhe gruas po me lodhe mua te vija deri ketu. Degjo i tha . Kjo leter ka nje emer qe i adresohet dhe une nuk mund tia dorezoj asnje njeriu tjeter. Keshtu jane rregullat. Nuk foli me. Keta njerez kane lene mbresa ne ato kohera qe bejme fjale dhe nga pershtypjet qe kane lene, nderohen dhe respektohen. Keto jane fjale te thjeshta per barba Kicon qe i thjeshte ishte dhe vete e bejme mire qe ta kujtojme si nje misionar i sherbimit postar ne krahinen e Himares
10.03.2022.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.