12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Me poeten:Bukurie Bucpapaj

ZOGU DhE LULJA

Fluturonte një zog ditë pranvere,
Se pranverat dikur tē ngrohta ishin.
Lule më lule ndalonte merrte erë,
Të njëra pulsoi, ndaloi fluturimin.
Lule e bukur e bardhë dëborë,
A nuk më tregon diçka, mua, ti:
Ku don të puth ty buzë -njomë,
Se shpirti im digjet sa të pashë ty.
Lule -dëbora me naze uli petalet,
qeshi pa zë, pak sa na u lazdrua.
Ah, zog i malit, kjo lulja nuk kapet,
Andaj, mos u mundo kot me mua.
Zogu,vazhdonte e lajkatonte atë,
Lulja rritej nga ngrohtësia e tija,
Avash u afrua, e puthi pa bërë zē,
Ngadalë e këputi, u mbyll historia.
Ardhur si rrëfenjë e vargjeve të mia.

BUKURIE BUÇPAPAJ

15.3.2022.

“”””””””””””””

Inspiruar nga kjo video e luftës në Ukrainë.
Të dua , nëse plumbi të më marrë zemër,
A martohesh me mua , pikërisht tani o jetë,?
Nëse vritemi le të vdesim bashkë si ëngjëj,
Historia jonë mos të harrohet përjetë.
Mos qaj frymarrja , ajri i shpirtit tim ,
Në kohë lufte të duhemi pa kufi, pa frikë,
Dielli i pranverës le të jetë si dëshmim,
Të na kurorëzojë e bekojë dashurinë.
Vello nusërie veshur rrobat e luftës,
Muaj mjalti , llogoret i kemi rezervuar,
Ëndërrat e jetës të heqim këtë pushtues,
Në tokën tonë të jetojnë fëmijët të gëzuar.
A martohesh me mua shpirti im binjak.
Nê këtë kohë pa kohē mbuluar me gjak,
Ti tregojmë pushtuesit , jeta lulëzon,
Ani pse ti po e vadit tokën me gjakun tonë .

AUTORE

15.3.2022.

“””””””””””””””

SHKRINI ZEMRAT NË VËLLAZËRIM
Dielli nuk ngroh më, aq diellëruar,
Si duket keq është zemëruar.
Hëna nuk del çdo natë si ngahera,
Nuk e ka atë shkëlqim, si përhera.
Yjet e qiellit u zhdukën për çudi,
ç’farë është kjo, vallë, një telepati?!
Lulet e shpirtit nuk çelin si dikur,
As pranvera nuk ka më atë nur.
Zemra ka zënë, na është ngrirë
si Oqeani Atlantik, akullin shtirë.
Ç’planet, vallë, na ka pushtuar!?
Ndjenjat vdekur, shpirti robëruar.
Na ka zënë nga koka një dreq i zi,
S’po na lën me pa dritën me sy.
Nji gjak kemi, nji komb e nji gjuhē,
Urrejmë njëri -tjetrin, të pa kulturë.
Jemi të gjithë vllazën shqiptarë,
Gegë e toskë me gjak në damarë.
Politika na ndau, n’mes nesh e di,
Duke harru, se jemi tanë Shqipëri.
Çfarë do t’u mësoni brezave të ri,
Trashëgimi urrejtjen mos jua lini.
Grusht bashkuar, ne duhet të jemi,
Tani, më shumë i duhemi vendit.
Vlla të kam,more, vlla më ke,
shtrije dorën për këtë Atdhe.
A ka ma bukur, o shqiptarë,
Grusht bashkuar, të pandarë.
Pa harruar vllaznit tonë kosovarë,
Çamëri, Luginë, Hot , Grud, Mal të Zi.
Në damarë pulson emri Shqipëri.
Një gja, ju, gjithmonë me e kujtue.
Herët a vonë kemi me u bashkue.
AUTORE:

Bukurie Bucpapaj

14.3.2022.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.