VAJZËS LEZHJANE

Moj e mira, vajzë lezhjane
Si drenushë që zbret nga mali
Bardhë si bora, iliriane
Kur je larg, më mbytka malli .
Kush të pa ty, moj bukuri
Ndrin si hëna vajzë lezhjane
Buzëmishtë si qershi
Ndrin si diell vajzë shqiptare.
Perëndeshë si mrekulli
Kur të shoh që del sokakut
Lule e rrallë me plot freski
Plase zemrat prej merakut.
Trëndafile, moj princeshë
Bardhë si bora e syshkruar
Gojëmjaltë si hyjneshë
Ti po ndrit si ari i kulluar.
Lumja nëna ç’vajzë që ka
Flokët tufë derdhur në shpinë
Belkëputurës kush të pa
Gjithë yjet ja kanë zilinë.
Bregut të detit me hire shumë
Më e bukur se hënë e plotë
Si ti vajzë nuk gjen askund
Bukuroshe me të pi n’gotë.
Zanë magjike në sytë e djalit
Të dha zoti hijeshi
Si sirenë noton mes mallit
Më e bukura në shqiptari.
Gjelina Maçi Keçi
Marre nga libri “Bija e Diellit “
“””””””””””””””””””””””””””””
Dy vite pa ty vlla, dy vite nga lamtumira e fundit!
Oh, si kaloi dhe ky vit vëlla pa ty?
Pranvera erdhi e në shpirt ndjej ftohtë.
Sa shumë mall kam t’i shoh sërish ata sy!
Zemra më qan, se pa ty nuk është e plotë.
Ah, vëlla, më thuaj, bre, ku ta dërgoj mallin?
Është futur në shpirtin që më përvëlon.
E jam tha pa ta dëgjur dhe pak zanin.
Ndaj malli i madh lot nëpër faqe pikon.
Më dhemb që pranverat më s’i gëzon.
Dimri i mallkuar të mori me vete.
Vështirë ta shpreh sa shumë më mungon.
Në zemrën time i buzëqeshur mbete.
Të vinte keq e trishtoheshe për vitet në emigrim.
Por gjithmonë pranë nesh ishe me shpirt e mendje.
Edhe larg të të kishim gjallë o shpirti im.
E jo të sillja te varri lulen që rrillte lot zemre.
Gjelina Maçi Keçi