Të gjithë bashkë-kundër të padrejtës!
Ishte dita e parë e leksionit, me studentët e juridikut. Studentët kishin mbushur sallën e leksioneve dhe po prisnin profesorin. Profesori u shfaq në foltore. I përshendeti studentët dhe i hodhi një sy sallës. Diku, nga rradha e fundit, i ra në sy një student, disi i moshuar.
„Ju, atje, studenti i moshuar, si quheni“? e pyeti profesori. „Studenti u ngrit menjiherë në këmbë dhe tha: „Unë quhem Nelson“. „Nelson!? Ky është emri që unë urrej më shumë. Nelson, zhdukuni menjiherë nga leksioni im dhe, mos guxo të vish më këtu“, i tha profesori.
Nelsoni mbeti i hutuar. Deshi t’a pyeste profesorin për shkakun por…Profesori nguli këmbë që, ai, të ngrihej dhe të largohej menjiherë. I mblodhi shpejt gjërat që kishte në tavolinë dhe, si i shastisur, doli jashtë.
Stdentët, nga që nuk po kuptonin asgjë se çfarë po ndodhte në sallë, i pushtoi frika dhe hutimi.
„Gjithçka në rregull! Le të fillojmë“, tha profesori.
„Përse janë ligjet?“, pyeti ai. Studentët akoma ishin të frikësuar por, sikur filluan të mendonin për pyetjen që u bëri profesori.
„Për të vendosur rregull në jetën sociale“, u përgjigj dikush.
„Jo“, tha profesori.
„Që gjithkush të paguaj për sjelljet dhe veprimet e veta“, tha një tjetër.
„Jo. Mund t’i përgjigjet dikush kësaj pyetje?“, vazhdoi profesori.
„Që të mbrohet e drejta“, tha një studente, si me gjysmë zëri.
„Bravo! Mbrojtja e së drejtës! Por, çfarë është e drejta?“, vazhdoi profesori.
Studentët po reagonin disi të nervozuar, nga pyetjet e pakuptimta të profesorit.
„Për të mbrojtur të drejtat e njeriut“, tha dikush.
„Shumë mirë! Por, vazhdo“, tha profesori.
„Për të ndarë të mirën nga e keqja. Për të mbështetur të mirën dhe luftuar të keqen“, u dëgjua një zë.
„Shumë mirë! Tani një pyetje tjetër, për ju: Si veprova unë, mirë apo keq, kur e nxorra shokun tuaj, Nelsonin, jashtë?“
Në sallë pllakosi heshtja. Askush nuk guxonte të hapte gojën.
„Dua një përgjigje me „JO“, njëzëri, nga ju, nëse unë nuk bëra mirë“. Në sallë u dëgjua një JO e fuqishme.
„A mund të më thoni nëse unë i bëra një të padrejtë, një personi të pafajshëm? Përgjigjuni të gjithë njëherësh!“
Në sallë u dëgjua një PO e fuqishme.
„Shumë mirë! Përse nuk guxoi askush nga ju të reagojë ndaj padrettësisë time me kolegun tuaj? Çfarë na duhen rregullat dhe ligjet nëse ne nuk guxojmë t’i prakatikojmë? Secili nga ju, është i detyruar të reagojë, nëse është deshmitar i një padrejtësie.“ Të gjithë! Kjo është e shprehur edhe në ligj: Mos denoncim i krimit. Mos heshtni më si sot, në rastin tim me Nelsonin! Të gjithë bashkë dhe, njëherësh, kundër të padrejtës!“, theksoi profesori. Duke buzëqeshur, vazhdoi ai: „Unë nuk jam profesori i juaj. Jam psikolog dhe bëra vetëm një eksperiment. Profesori i juaj është Nelsoni“.
Nelsoni u afrua tek foltorja dhe salla shpërtheu në duartrokitje.
Përktheu Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.