Nuk ka zgjim ma t’ambel ,
se,sa drita e syve t’nanës,
kur lexonë në ato lumturi.
Aty dhe vdekja gjen qetësi.!
Nuk ka tingull ma t’bukur,
se sa zëri i sajë.
Ai qetësonë zhurmën tingëlluese n’veshët e rinisë.
Ai zë, shëron zhurmën shurdhuese n’veshët e pleqërisë.
Jo,jo s’ka perëndim
ma të zjarrtë mbi detë,
t’ja kalojë bukurisë të syve t’sajë ,
kur treten në dashuri.
Ata shkëlqejnë si perlë, ngjyra pa mbarim.
Nganjëherë atë perlë bukurie, për paqë, ja hedh n’gojë vullkanit,
të qetësojë dallgët e marrosura, fort prej djallit.
Të shpëtojë ëngjujt të kërcënuar nga i marri.
Vendos t’jetojë e rraskapitur
mes lutjeve drejtu nga qielli
e pret busëqeshjen
të mbërrijë dhe nga bijtë e ferrit.
Përkëdhelja e sajë,
paqë dhe për dragojt e zjarrit.
E vetë zhuritet vdes me mendjen,
te burrëria e djalit
dhe me zemren e ngrirë,
nga dhimbja e humbjes së nderit t’vajzës.
Jo nuk ka vuajtje ma t’fortë,
se ajo e nanës zemër butë,
që i drejtohet qiellit tu u lutë,
me sytë e skuqur e të përvujtë,
se nga lufta fëmijët ka me ruajtë.
Frika e zemrës, lexohet n’ata sy,
të përhumbur në horizont,
tek hedh hapat e dërrmuar,
në qytetin gërmadhë të bombarduar.
E niset për ku, jo se dinë.?
Ato, janë sytë e popullit,që e njohin varfërinë.
Luftës i kan dhënë burrin,vëllain dhe fëmijë.
Prandaj ai shikim, humbet mbi qiellë.
E në tokë i lutet t’fortit ,
për pak,veç për pak mëshirë.
Albina Ceka
“”””””””””””””””””””
Autore Albina Ceka
Titulli”-
Për ty e shtrejta nënë!
Për ty e shtrejta nënë.
Thur vargje e këndoj këngë.
Ti nga qielli, yllë ke rënë.
o legjendë, dashuri e rrallë.
Rf.
Ti,ti jetë më dhe,
se ti vetë, jeta je.!
Ti,je gëzimi,ti je dielli,
mrekullia ardhë nga qielli.
Fjala e parë ,që unë fola,
nënë, mami e shqiptova.
Përkëdhelje ,puthje shumë,
hapat me ty i holla unë.
Ti je ëndrra ,je dhe zgjimi.
Nga ti ëmbël vjen gjykimi.
Ti je vërejtja dhe edukimi.
Ti je falja , ti je shpëtimi.
©Albina Ceka
Albania