JU LUTEM KENI DURIM TA LEXONI.
Jam krijes e Zotit(sot jam zëri i juaj në këtë ese , motra , nëna Shqiptare).
Dhe ja në fund të ditës , jam një femër e lodhur tashmë . Nga stresi , puna nga dhuna ,psiqike ,fizike.Më duhet të qeshë me një buzëqeshje të shtirur që fëmijët të mendojnë se jam e lumtur.Mjaftohem me vet faktin që kam ëngjëjt e mi shëndosh e mirë . Gëzohem nëse arrij të largoj trishtimin nga vetja . Nganjëherë ne femrat jemi të hekurta , por nganjëherë të brishta si fëmijë . Pas një dite rutinë , që ne gratë kalojmë ka raste që përballemi me dhunën , paragjykimet .Shpesh- herë kërkojmë nga vetja më shumë se duhet . Vetflijohemi pra për fëmijët e të dashurit tanë. A pyet njeri sa bosh ndihesh , sa vuan në heshtje.?Askujt nuk i intereson nëse ti po vuan , nëse ti vdes çdo ditë pak e bga pak .Ndihesh e pa fuqishme para fyerjeve , ofendimeve , poshtërimive , e pa fuqishme kur mbi trupin tënd , bien grushta , shqelma , madje, thika , plumba gjësende të forta .Deri aty në sy të fëmijëve luhet film horror . Ne jemi aq të pambrojtura nuk guxojmë të ngrejmë as zërin .Zot ç’farë dramash vatrat tona Shqipëtare, përjetojnë . !!!Turpërohemi madje para kafshëve , nga sjelljet tona. Ka raste kur gruaja vdes nëse nuk ka para , bashkëshorti i saj nuk mban përgjegjësi për ushqimin , veshmathjen dhe larg qoftë nëse sëmuresh as këmbën se lëviz nga vendi , as një lek nuk i jep madje .Besoni që kamë parë e dêgjuar në realitet. Sot u bëra zëri i një gruaje e femre të dhunuar , jam vaji i një gruaje të vdekur , kur sytë i ngelen hapur kur iku nga kjo botë , me merakun e fëmijëve që ku do ngelin tashmë pas kësaj tragjedie. Zot tek shkruaj lotet e mi bien mbi faqen e fletës , veten pyes në heshtje . Vallë a e meritoj ?.Detyrohet nëna e gjorë të kërkoj punë për fēmijët që ata të ken një jetë të dinjitetshme, nëse ke miq që të ndihmojnē pa qëllime interesi ,je me fat . Shumë herë dikush ka përfituar nga situata jote .O meshkuj , krijesa të zotit jemi edhe ne . E di shumē herë nervozohemi bëjmë gabime , ndoshta në sytë tuaj nuk jemi aq të bukura , si atë ditë që na keni parë për herë të parë. Ndaluni ju lutem mendoni që keni krijuar familje me atë grua . Mendoni që nga femra erdhët në këtë botë , femrat iu rritën e iu edukuan. Mbi të gjitha ju po thyeni fjalën e krijuesit( Zotit), ku femrën iu len amanet në duart tuaja. E di ka gra ,femra ,nëna që bëjnë gjëra të ulta që ato shumë herë mbase e teprojnë , e di, ka dialog ,bashkbisedime , divorci.
Veç ju lutem me dorë në zemër ;
Stop , dhunës , vrasjes,bullizmit , diskreminimit të femrës . Bëjeni për veten tuaj , për urdhëresën e Zotit , për fëmijët tuaj , për kombin tuaj. Për një shoqëri të mirë-edukuar , për një integrim të vendit tonë në botë. Në brendësi të shpirtit tanë kemi dhimbshuri , falje , dashuri , ndienja . E pra le ti vëmë në punë ato e do ta kuptoni sa mirë do ndiheni shpirtërisht.
Në fund të ditës ku mbyllet sipari i dritës , nata zbret në sfond.
Unë jam një grua e mirë, jo përfekte ,por kam qëllime të mira .Kam zemër të mirë dhe dashuroj me mënyrën time dhe me gjithçka kam . Andaj lutem me gjithë qënien time : Mos më lëndoni mua ..
AUTORE
Bukurie Buçpapaj
“””””””””””””””””””””””
Banu re e m’baj n’duar,
Banu dill e nxehe trupin tem,
Banu, ti, yll ndriço veç për mue,
Banu ylber me ngjyra n’agim.
Banu, ti, frymarrja jeme q’i m’ka mungu,
Banu per mu e zemnen teme oksigjen,
Banu si hana dashni-ndriçuse
Banu rrahje pulsi, për shpirtin tem.
Banu univers per mue e per ty,
Banu drit-shprese ne k’ta sy t’mi,
Banu zjarr, nize k’it dashni,
Banu mendimi jem e nj’aty m’rri.
Banu, banu, lutje e bamu jet,
Banu, ti, bota vec për mue,
Banu si dallgt e detit i qete
Banu nj’i zog e m’thuj
T’due .
Bukurie Bucpapaj
27 .2.2021.
Tmerr, në internet e televizor,
Lufta, çmime që nuk preken me dorë,
Le të fryhen sa të duan, tashmë,
Pjata e varfërisë s’e ndien më.
Vajti nafta në stratosferë,
Epo, pa makinë, ore kemi lerë…
Mielli, problemi i krejt botës,
Racioni,lale, si në kohë të Enver Hoxhës.
Berberi ka rrit çmimin e qethjes,
Rritni leshrat si në kohë të Mesjetës.
Çmimi i energjisë, fare mos pysni,
Kemi jetuar, miq, edhe me dritë qiriri.
Shteti s’ka pare, se ka plas lufta,
Një thes euro na i merr Maluma.
Mos e pysni të gjorin, fukaranë,
A i vlen më barra qiranë!?
Nuk është kështu për pasanikun,
Ai s’e ndien fare rrezikun.
Barku plot, kurrë të untit s’ia ka dit,
Nga kjo botë kemi për të ik.
Si i pasur e si fukara, mirë ta kuptoni,
Përjetësisht, këtu nuk do të jetoni.
Mblidhni mendjen, shtrëngoni rripat,
Ka ardh koha, ku luhen tripat.
Zot na ruaj, veç të lutemi,
S’ na mbeti tjetër, ky është realiteti.
Gdhendur si kujtim, në varg poeti.
Mos të harrohen vuajtjet e këtij mileti.
Hallall nuk bëhet, jo abuzimi,
Këmbëkryq në vatër ul është mjerimi.
Ditët e vështira kalohen bashkë,
Se thika ka mbërri deri në ashtë.
AUTORE:
Bukurie Buçpapaj
KOSOVE.