12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Denada Cipi Troce

“MOS BËFSH HAJËR” ARJANA GABA, ME KËTË QË MË BËRE!Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme

Ora në Londër sapo kishte trokitur 10.30.Një diell i praruar e kishte bërë më të ndritshme oren e madhe përballë parlamentit.Po e shijoja nga dritarja e punës, sepse këtu ditë të tilla janë të rralla, 20 gradë në mars.Por si për fatin tim të keq, bie zilja e telefonit.Nga linja matanë folësi vraponte në fjalë të thoshte sa më shumë.
– Ngadalë, i thashë, kush je?
– Jam përgjegjsi i komunales!
– Çfar pune kam unë me komunalen?
– Ke zonjë, ke.Sepse na keni bllokuar hyrjen e pallatit me një bombë.
– Çfar!?
– Mos u habitni fare.Dera e pallatit nuk hapet nga bomba juaj, fëmijet mbetën pa shkollë, prindrit pa punë, të vjetrit janë të terrorizuar dhe presin të hidhet pallati në erë.U lutem, ejani dhe hiqni bombën tuaj, njerzit po presin.
Mbeta e habitur dhe nuk po kuptoja asgjë.Fjalët e tij shpërthyen vërtet si një bombë në mëndjen time.
– Mirë zotëri, po marr leje nga puna dhe po vij, por unë nuk mërrem me bomba.
Tjetrit nuk i interesonte më shumë biseda dhe e mbylli.Ca nga nervat, ca nga habia, i gjithë parlamenti britanik që sjell botën vërdall, tani po vinte vërdall reth meje.Mora leje dhe po vrapoja për te ashensori, kur prapë telefoni.E ngrita dhe ju përgjigja prere:
– E morëm vesh zotëri…
– Çfar zotërie, moj zonjë, përse i bëni të tilla gjëra? Keni ardhur në Londër për të sjellur trazira në këtë vënd?
– Kush jeni ju, që më akuzoni, zotëri?
– Unë jam qëndra e policisë së shtetit, sepse kjo që keni bërë, nuk është shaka.Përveçse krijoni shqetësime dhe pasiguri te njerzit, për veprime të tilla njerzit marrin dënime si terroristë.
Dreq o punë, thashë me vete, qënkan trashur punët.
– Zotëri, më falni, por nuk mërrem unë me terrorizma?
– Mërreni apo nuk mërreni, këtë e zgjidh drejtësia, por bomba te dera e pallatit, ka sipër ëmrin tuaj…tjetri e mbylli telefonin, si duket u mjaftua me kërcënimin që më bëri.
Shpejtova hapat, por në fakt po dridhesha e tëra.Në këtë shtet nuk ka shaka, po shkele ligjet përfundon keq.Këta nuk korruptohen si në atdheun tim.Në fakt nuk po kuptoja asgjë isha në errësirë…kur mendimet mi preu prapë telefoni:
– Alo..
– Urdhëroni !
– Të urdhëroftë perëndia, dhe ajo marrtë hak, moj zonjë.Çfar borxhi të kam që të zbres nga dritarja me shkallë për të vajtur në punë.
– Nuk po të kuptoj, zonjë?
– Këtë keni Ju, e bëni gurgulenë, dhe bëni sikur nuk dini gjë.
Ja mbylla telefonin dhe po vrapoja në metro, kur një djalosh trup gjatë e i pashëm hodhi mbi mua dhe ai bombat e tij.
– Për ku fluturon kështu kjo flutur, ngadalë se do pengohesh.
Hodha sytë drejt tij dhe vërtet u pengova dhe rashë.Djali vrapojë e më ngriti, gjuri im u bë të mos e shikoje me sy.Ai e fshiu me një pecete dhe gjithë delikatesë psherëtiu…
– Çfaj ka ky gju i bukur, që ta bësh kështu…
Por unë nuk kisha kohë për komplimenta, duhej të ikja..Ai që nga mbrapa, kishte hallin e gjurit tim, unë kisha hallin e kokës…
Kur vajta në lagje, çfar të shikoje, tre – katër shkallë të varura nëpër mure, shkallë që njerzit hipnin e zbrisnin nga dritaret.Një çarçaf i varur në katin e dyte.Të tjerë që dilnin e hynin pa pikë gjaku nga tuneli i sigurisë së pallatit.Përgjegjsi i pallatit dhe komunales u sqaronin me zë të lartë se, më morën në telefon.Policia mbante njëfarë rregulli që të mos krijohej gjullurdi…
Sa më panë që larg, u shkëlqyen sytë, por dhe me një urrejtje të brëndshme…
Pa arritur pranë më doli një kapiten i policisë dhe më tha…
– Prit, ku shkon?
– Të heq bombën i thashë!
– Bën shaka, pse kaq e lehtë qënka.E lehtë ishte kur e vute, tani ka punë puna.
– Nuk e vura unë!
– Ndoshta mund të mos e keni vënë Ju, por është vënë me urdhrin tuaj, sepse nuk doni të mërrni përgjegjësi direkte.
U mundova ta shtyja anash që të kaloja, por ai ishte i gjatë dhe i rënde, ashtu si janë gjithnjë ruajtësit e rendit.
– U lutem pasaportën, mu drejtua!
E nxora dhe ja lashë në dorë, pastaj shtyva prapë përpara.
– Qënkeni dhe qytetare e këtij shteti?
– Po. jam. dhe e meritoj të jem.Kam punuar dhe punoj në këtë shtet prej një çerek shekulli, nuk më takon të jem?
– Me këto që bëni të shikojmë nëse e meritoni, zonjë, ja hoqi shtesën, e nderuar, që përdoret shpesh për respekt dhe kulturë.
Hyrja e pallatit ishte bosh, vetëm ca gjoja ekspertë që nga largësia me ca dylbi me ekran, kontrollonin bombën që ishte te doreza e hyrjes.
Fjalën e mori përsëri shefi, duke më treguar në ekranin e dylbisë:
– Urdhëroni, shikojeni, mban sipër emrin tuaj apo jo?
Ishte vërtet ëmri im i shkruar në një si zarf të madh kafe, me disa etiketa dhe pulla, dhe më poshtë ëmri Arjana Fetahu Gaba.
U mundova të çaja përpara, por kush të linte.
– Zonjë, tha njëri nga të pranishmit, që mu duk si sigurimsat e lagjeve në kohën e sistemit tim komunist.Vendosja e kësaj bombe në këto kohra të vështira lufte dhe krizash ka një qëllim, cili është qëllimi juaj.Ndërkohë shikoj rreth meje dhjetra mikrofonë televizionesh.
– Ku e shikon ti luftën, more zotëri?
– Në Ukrahinë, shpërtheu ai.
– Po çfar lidhje ka Ukrahina me zarfin që postjeri ka vendosur te dera, more qe nuk dini të bëni as punën tuaj.Që nga momenti që pashë zarfin mora forcë, se, deri atëhere isha e frikësuar.
– Ka, ka se kështu fillojnë bombat, një këtu, nje atje, dhe tjetra shiko, në mes të Londrës.
– Bombat të rënçin kokës.Por koka jote don 100 bomba që të hidhet në erë se ndryshe nuk mërr vesh.Më paskeni thirrur dhe gazetaret dhe televizionët këtu.
– Normale, tha kapiteni polic.Ne i dalim të keqes përpara.
– Dhe ku është e keqja?
– Ja ku është dhe tregoi me gisht nga dera.Që nga momenti që ajo është në dere, dera nuk hapet, çipi që duhet ta hapi nuk punon. as për të shpërthyer nuk shpërthen.Kjo tregon se, qëllimi ështe vetëm terrorizimi i banorëve.
Doja ti fusja një pëllëmbë surratit, po ku tja gjëja surratin, surrati i tij ishte në katin e dytë, se ishte dy metra, dhe dora ime nuk arrinte.
– Më falni zonjë, çfar ka brënda ai zarf, dhe përse e keni vendosur, cili është qëllimi? Fliste një gazetar i BBC, një bukurosh që si duket tani herët kishte marrë mikrofon në dore.
– Qëllimi është, që tu pëlcasin sytë!
– Kuptohet tha kapiteni, por cilët sy, sytë e shtetit apo të ndonjërit që nuk e dëshëroni në pallat?
Më hipën nerva, shtyva ca gazetarë dhe ju lëshova me vrap derës.Pas meje nuk rendi asnjë.
– Mos e ndiqni, tha Kapiteni policisë, se ndoshta është e qëllimshme të pëlcasi kur ajo don vetë, por të vrasi dhe shumë të tjerë.
Ndërkohë, ca shikonin me sy të çakërritur, të tjerë zunë veshët me duar, ca gra mbanin kokën me duar. Të gjithë prisnin gurgulenë e madhe.Të vrarë, të gjakosur.Kamerat të fokusuara mbi mua.
Renda dhe rrëmbeva zarfin, të gjithë gojë hapur.E grisa shpejt e shpejt pa kërkuar radhën ku hapej, dhe nxora që andej bombat, dy libra të Arjana Gabës, që mi dërgonte nga Amerika.I mora dhe i tunda fort si flamur.
– Ja këto janë bombat, zotërinj.
Të gjithë kishin mbetur të shtangur.
Gazetarët, kamerat pasi panë që nuk ndodhi asnjë vrapuan te dera.
Flisnin të gjithë përnjëhere dhe pa radhë.
– Pushoni, u thashë me zë dhe me dorë.Heshtje! Të gjithë sikur u kishte prere njeri gojën.Këto dy bomba që ju po dridheni ka disa ore, që kanë ardhur nga Amerika, i ka dërguar Arjana Gaba.Njëra bombë e ka ëmrin “Më zgjo në shpirtin tim një flutur”, ndërsa bomba tjetër, “Sa do të doja”.I ngrita librat lart dhe i tunda si flamur.
Kudo të qeshura, shpërthime gazmore, njerzit u çliruan, ndërsa gazetaret me gjithë kamera po mblidhnin veglat të zhgënjyer.
– Po çipi i derës, pse nuk punonte, tha Kapiteni.
Unë tunda zarfin, që nga brënda, ra në tokë një copë e vogël alumini, nga ato që mbështillen ilaçet.Si duket gjyshja e Arjanë pa dashje e kishte bëre gurgulenë, kishte pirë ilaçin, dhe copën e aluminit për të mos e hedhur nëpër shtëpi, që ta pastronte Arjana, e kishte futur në zarf.Kjo kishte bllokuar çipin elektronik që hapte derën.
– Pa hape derën, tha Kapiteni?
Unë vura çelsat e mi, dera u hap.
– Tani, zoti kapiten, më jepni, u lutem Pasaportën.Atë e kam mjet identifikimi, që jam qytetare e denjë për këtë vënd.Të pranishmit qeshën dhe filluan të largohen tufa tufa, ashtu si largohet deti nga bregu në kohën e zbaticës…
Kapiteni ma dha, por pashë që jo me dëshirë të madhe.Si duket kishte pritur që gjërat të rridhnin ndryshe dhe ai të fitonte ndonjë gradë më shumë.
Mora pasaportën, ngjita shkallët për në shtëpinë time.Të pi një kafe, thashë, për tu qetësuar, e më pas të nisem për në punë…Tashmë dy bombat e Arjanës i kisha me vete.Thashë do ti marr me vete te puna, tu them kolegëve se ketu kanë frikë dhe nga librat, deri këtu ka arritur situata…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.