Dy arkeologe italiane ne udhetim ne Egjypt, zbulojne nje piramide. Te paafte te interpretojne shkrimet, therrasin arkeologe amerikane.
Mberrijne amerikanet me nje karvan laboratorik, aparate karboni, superkompiuter gjuhesie krahasimore.
Pas dy vite kerkimi, te deshperuar, hapin krahet dhe i thone te interesuarve se ajo çka mund te vertetojne eshte se piramida eshte ndertuar mes viteve 2500-1500 para Krishtit.
Te zhgenjyer, zbuluesit therrasin arkeologet gjermane. Fundja ata njihen si njerez qe nuk dorezohen. Por pas nje viti edhe keta thone se e vetmja gje qe munden te zbulonin eshte se piramida eshte ndertuar rreth viteve 2.000 para Krishtit, por asgje me shume.
Pothuajse pa shprese, njeri prej italianeve qe kishte qene si turist ne Shqiperi, kembengul qe te therrasin disa police shqiptare, pasi kishte degjuar qe ishin shume efikase. Me medyshje, pasi i dukej pa lidhje sesi mund te ndihmonin ne pune shkencore dy police, por duke mos pasur rrugezgjidhje tjeter, kolegu i tij, pranon.
Pas shume pyetjesh dhe telefonatash, gjejne dy prej tyre ne pension. Ju paguajne bileten dhe nje dite dy burra ne moshe arrijne ne Sharm El Sheik.
Gjithe dyshim, italianet shoqerojne dy shqiptaret tek hyrja e piramides, ku miqte i thone se donin te vazhdonin vetem. Te habitur italianet pranojne dhe presin tek dera.
Pas dy oresh, policet rishfaqen tek hyrja. Me tallje, italianet i pyesin: He, zbuluat gje?
Po – ja kthen shqiptari – piramida eshte ndertuar ne periudhen 12 shkurt 1858 dhe 22 korrik 1857 para Krishtit, me urdher te faronit Ankhetop IV; arkitekt ishte nje fare Tutmosis i Riu; dita e inagurimit ishte e vrenjtur dhe prifterinjte ishin kunder inaugurimit per shkak te pozicionit te keq te Shigjetarit. Ne ndertim moren pjese 2118 skllever qe nuk u listuan me emra ne evidenca te cilet tentuan nje kryengritje ne 5 shtator por qe u shtyp nga ushtaret e faraonit me pasoje vdekjen e 42 sklleverve. Kostoja e piramides ishte 48 libra ar dhe 3 libra diamante. Ndertimi i vepres ndikoi ne riklasifikimin e rangjeve te fisnikerise. Per shkrimin ne mure u perdor nje alfabet i kriptuar i cili kerkoi perdorimin e metodave te reja matematikore te cilat vetem pas kater mije vjetesh do rizbuloheshin si sistemi dekartian dhe qe…..
Me sy te zgurdulluar, njeri prej italianeve e nderpret dhe e pyet shqiptarin qe i duket si me i madhi nga te dy: Djall o pune, si ja dolet?
“Degjo – i thote shqiptari – ne fillim ishte pak e veshtire, por ne fund mumja foli”.