12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Daim Hiseni

Aty në Dardanella,
Atu afër Trojës dhe fushbetejës së Dardanëve dhe Pajonëve,
Aty ku Leka i Madh formoi ushtrinë dhe mposhti Persinë,
Aty ku divizioni i 19-të i Dardanëve shqiptarë mposhti Kodin e Car Stefan Dushanit dhe Carizmin Rus.Mund të jetë një imazh i teksti
Aty në fushbetejën e Çanakkalasë ku dhanë jetën mbi 26.000 shqiptar në luftë kundër antantës dhe pansllavizmit barbarë.
Aty ku shqiptarët ishin të bashkuar me Gjermanët, Turqit dhe Austro-hungarezët kundër Rusisë, Francës, Anglisë, Greqisë, Sërbisë dhe Australisë.
Aty ku lindi divizioni shqiptar i vdekjes, i cili ia fali fitoren kësaj lufte dhe lindi revolucionin në formimin e Turqisë moderne të drejtuar nga gjeneral Mustafa Qemali, Karabeqir pasha dhe Fevzi Çakmaku, duke i dhënë fund Perandorisë Osmane me krijimin e shtetit të ri.
Kjo mbështetje ndodhi me faktin se pas traktatit të Shën Stefanit shqiptarët mbetën jetim ,popull i vetëm dhe i pambrojtur. Pas kësaj marrëveshje Bullgaria, Sërbia dhe Mali i zi nga principata kaluan në shtete ku menjëher filluan me zgjerimit e tokave të tyre duke gllab
•ruar tokat shqiptare. Sidomos në luftat ballkanike ku qindra mijëra shqiptarëve ua dogjën shtëpitë, ua vranë fëmijtë dhe i detyruan të shpërngulen me dhunë nga trojet e Shqipërisë, për shkak se llava shtazarake sllave po derdhej si lava vullkanike mbi kokat e shqiptarëve, hebrenjve, boshnjakëve dhe të tjerëve. Për të përkujtuar mizoritë që bënin bishat sllave, mjafton të përkujtojmë vetëm raportet e njërit nga intelektualët rus, Leon Trocki, i cili duke qenë reporter lufte në frontet serbe në Kosovë, Kumanovë e Shkup ka përshkruar shumë nga mizoritë, që ushtarët serbë, rusë e bullgarë ushtronin kundër popullatës së pambrojtur shqiptare.
Ai ngriti zërin e tij të ndërgjegjes, zërin e njeriut të drejtë kundër mizorive që ushtronin monarkitë sllave kundër shqiptarëve. Po kështu edhe poeti revolucionar rus, Vladimir Majakovski, në një poezi të botuar në vitin 1917, ngriti zërin kundër copëtimit të tokave të Shqipërisë. Në poezinë protestuese “Përgjigjuni” ai shprehte revoltën me pyetjen:
Deri kur?
Dikush,
Diku,
Do të majmet me tokat e Shqipërisë?
Trocki do të shtonte: Atyre ua kishin rrëmbyer Vatanin e tyre, por ata luftonin për të mbrojtur kokat e familjes dhe vendin, që i kishte mirëpritur. Këtu qëndron esenca e rezistencës heroike të shqiptarëve në Çanakala, këtu qëndron edhe motivi i kësaj kënge homerike, e cila përshkruan detale të tmerrshme të një lufte shumë të pabarabartë, por një luftë për jetë a vdekje, sikur kanë luftuar shqiptarët gjithnjë gjatë historisë së tyre.
Kështu lindi data e 17 shkurtit të shpalljes së Pavarsisë së Kosovës dardane. Të këtij populli me shpirt feniksi që dinë të ringjallet nga hiri, të këtij kombi flijues në mbrojtje të gjuhës dhe traditës, duke mos pranuar asnjëher asimilimin dhe tjetërsimin.
Në Kohën e Skenderbeut ishim fortifikatë e vijës frontale, duke penguar dhe pamundësuar daljen e Perandorisë Osmane në detin Adriatik.
Në luftat Ballkanike dhe në luftën e Parë Botërore ishim kundër agresionit Pansllavist i cili edhe sot e kësaj dite me fashizmin e tij ëndëron Vlorën dhe Durësin, kërkon Sazanin dhe Karaburnin.
Edhe pse ndër më të vjetërit për nga lashtësia, autokton në trojet e veta dhe popull i fqinjësisë së mirë pa pretendime territoriale dhe gjithmon në mbrojtje të popujve të shkelur duke qenë kundër çdo lloji të okupatorëve dhe uzurpatorëve, edhe sot e kësaj dite Franca dhe disa shtete europiane shkaku i identitetit fetar, na trajtojnë për fundrinë turke në ballkan.
Mbështetja e tyre e parezervë duke ia dhënë Sërbisë, ka qenë gjithmonë shkaku i dhezjes së fitilit të shkurtë në ballkanin e quajtur fuqi baroti.
Përpos mbështetjes së paluhatshme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjithmon do të jemi mirënjohës edhe ndaj Hungarisë për mbështetjen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 sidhe të Gjermanisë në mbështetjen e plotë të Republikës së Kosovës nga pavarësia e deri në ditët e sotme..

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Në arenën ndërkombëtare paralel me agresionin Rus në Ukrainë, në fokus është Ballkani Perendimor dhe rreziku i ndikimit Rus në rajon dhe ambiciet e Sërbisë për të përshkallëzuar krizën në ballkan. Kur përmendet kriza në ballkan shënjestrat drejtohen drejt Bosnjës dhe Kosovës.
Numër i konsiderueshëm i euro deputetëve ndihen të shqetësuar dhe kërkojnë që BE-ja të merë qëndrime të prera drejt zgjidhjes së problemeve të pazgjidhura në ballkan, të cilat janë lënë pas dore nga vet strukturat e BE-së.
Një nga rekomandimet e tyre është edhe përshpejtësimi i legalizimit të vizave për Kosovën.
Është për tu habitur fakti që në këtë situatë, diplomacia e Kosovës është e anashkaluar nga Qeveria e Shqipërisë dhe e Maqedonisë. Ajo më shumë po has në mbështetje diplomatike nga shteti Bullgar se sa nga dy shtetet shtetet ku shefat e diplomacisë janë shqiptar.
Për të qenë edhe më keq, ekzistojnë disa zëra që burojnë nga Komisioni për Integrime Evropiane pran Kuvendit të Republikës së Kosovës të cilët perspektivën evropiane të Kosovës e shohin në bindjet e tyre që Sërbia do të hjek dorë nga Rusia, do të hjek dorë nga politika e saj shoveniste, do të hjek dorë nga strategjia kombëtare e Akademisë së Shkencave të Sërbisë në raport me Kosovën sidhe do të ndryshon Kushtetutën në pjesën ku Kosovën e njeh pjesë të tërësisë territoriale të sërbisë. Të njëjtat zëra të diplomacisë së Republikës së Kosovës harojnë që pengesa kryesore të cilët pamundësojnë fillimin e bisedimeve Kosovë – Sërbi , nuk janë sërbët, por janë Franca dhe Rusia me mbështetjen e heshtur të Bashkësisë Europiane.
Qëndrimet e Sërbisë ndaj Kosovës, në rafshin diplomatik janë shumfish më të rënda se sa problemet diplomatike mes Rusisë dhe Ukrainës.
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku për vitin 2022 dhe 2023 anëtare e saj është zgjedhur edhe Shqipëria, imponon nevojën e një samiti ballkanik, ku mes tjerave, dotë dilet me qëndrim unanim se zgjidhja e çështjes së Kosovës është çelsi dhe hapi i parë që premton dhe garanton sigurinë, paqën dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.
Për të mos lënë hapsirë që diplomacia të mësohet nga gabimet e përsëritura të saj, atëher linden nevoja që strukturat e NATO-së të bëjnë hapin e parë të tyre duke përfshirë Kosovën brendja ombrellës së saj. Ky hap është më se i nevojshëm për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ngase me një vendim të tillë krijohet hapsira e një menaxhimi më sublime drejt hartimit dhe realizimit të planit strategjik në mbrojtje të pjesës humane.
Gjërat që janë bërë deri më sot, janë për çdo përshëndetje, megjithate, gjërat të cilat nuk presin dhe të cilat mvaren nga iniciativat e qeverive dhe diplomacive të këtyre shteteve me shumicë shqiptare, do të jenë dëshmi e seriozitetit dhe kondtruktivitetit për peshën që ka Kosova për ju sidhe ndikimi i saj në të mirën e përgjithshme në rajon e më gjërë.

Daim Hiseni

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.