Sot motra ime Atifete Fisniku ka ditëlindjen. Ja kushtojmë këtë dedikim asaj, pasi dashuria për motrën nga vëllezërit dhe motrat është e pakufishme.
Motra jonë Atifeti lindi në fshatin Shimçan, Peshkopi rrethi Dibër, me 6 prill 1954. Si fëmija më i madh i familjes Basha i ra bara të përkujdeset dhe për 8 fëmijët e tjerë, për gjashtë vëllezërit dhe dy motrat, duke ju bërë krah të ndjerës nënës tonë Shefqete, në bërjen e punëve të shtëpisë dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve.
“…Kalvar vuajtjesh ke kaluar,
E paqtë të erdhi jeta në pleqëri,
Si mbretëreshë po shëtit botën,
Në zemër mban veç dashuri…”
Këto vargje prej poeti,
Vëllai thur për ty motër,
Le ta marr vesh gjithë mileti,
Si mishi me thon, lidhur vëlla e motër…”
Atifeti mbaroi shkollën e mesme bujqësore, kreu detyra të ndryshme asokohe në kooperativë bujqësore Qendër. Pas martesës me Sejfulla Fisnikun punoi në ndërmarrje shtetërore, si specialiste në NB, NTSH, Hotel Korabi etj, deri sa doli në pension.
Tashmë ajo ndjehet e plotësuar, rrethuar nga ngrohtësia e dy djemve Bekimi e Ervini, dy vajzat Sonjela e Naime, dy rejat Marsela dhe Irena, nipër e mbesa dhe njerëz të saj të dashur të zemrës vëllezër e motra.
Tash që është gjyshe ndjehet më e plotësuar. “Më lehtësohen dhimbjet, thotë ajo, kur kam pranë nipër e mbesa, që janë mjalti i mjaltit. Përqafimet, përkëdheljet e tyre më bëjnë të ndjehem më e re. Ata janë ilaç për shpirtin tim…”
Ndaj ajo shkon me muaj herë tek vajzat në Greqi dhe herë tek djali në Belgjikë.
Edhe 100 motra jonë e dashur!
Vëllezërit dhe motrat
Nexhbedini
6 prill 2022
O botë mizere…!
Një gjum i thellë me ka kapluar,
Si një re e zezë vërtitet,
Kjo botë mizere me ka turbulluar,
Të gjata më duken vitet…
Në zgrip na çove, o botë mizere,
Të pritëm të na sillje lule,
Veset na kanë mbështjell zemrën,
Ti na solle “petulla me pekule”.
Të desha, të bukur si sorkadhe,
O botë e ç’thur me vese,
Gjumi më është trazuar fare,
Dita mbushur me kurthe e leqe.
Bixhozi, alkooli e droga, si “kurvat”,
Si përbindësh përthithur, mes veti,
Të ëmbëlta të duken minutat,
Si ariu në kafaz mbyllur mileti.
Në netët pa gjumë ndjej ankthin,
Pres të bie zilja çdo çast,
Nëse jam në ëndër apo zgjuar,
Si ofshamë me vjen të gërthas.
Thika pas shpine na ke ngulur,
Plagë në zemër e vese,
Pushtat na kanë poshtëruar,
Si dhelpra në çark ngritur leqe.
Kuajt hingërijnë…hingërijnë..,
Të gindurit duken si të undë,
Gongu ka rënë, daullet bien,
Kush ka vesh le ta dëgjojë këtë ninullë.
8 prill 2022
Nexhbedin Basha
“”””””””””””””””””””””””””””
Eja pranverë…
Eja…eja, pranverë, po të pres,
Eja…eja, mos vono,
Dimri po ik si përqesh,
Këngën e bilbilit pres të dëgjoj.
Eja..të thith aromën e lule mollëve,
Eja…të shoh jeshillëkun në lulëzim,
Eja…si dikur të mbledhim lule shtogu,
Eja…si fëmijë të lozim çdo agim.
Eja ti lule prilli…eja…!
Eja … e më sill magjinë,
Eja, mos vono këtë pranverë, Eja…!
Eja, të na ik ky kovid.
Eja…se jetën e duam luleshqer,
Eja… të dëgjoj zukitjen e bletëve punëtore,
Eja…të dehem nga aroma e luleve ngjyra-ngjyra,
Eja… të ndjej buzëqeshjen e fëmijëve në oborre.
Eja, pranverë stina e lumturisë,
Eja, eja të thith ajrin me aromë,
Eja, të rizgjojmë kafshët prej gjumësisë,
Eja, me buzëqeshjen e shpirtin pranverore.
Eja, pranverë na sill humorin,
Eja, si një stinë me diell e dritë,
Eja na sill ekujnoksin…
Eja..me dallëndyshet fluturimth.
Prill, 2022
Nexhbedin Basha