NJE GRUA QE JETA NUK U TREGUA BUJARE ME TE Cilido qe ka marre rrugen nga fshati, per ne lazraj, dukaj e me poshte sapo kalon shen Mitrin ne te djathte eshte via e ziset I thoshin dhe ashtu ka mbetur e sbesoj te ndryshoje. Ndoshta nga kurioziteti keni pyetur per ate grup shtepish qe ka vetem nje hyrje-dalje.

Deri sot te pakten megjithse ndryshime kane ndodhur jo pak, perberja ska ndryshuar. Zisaj ka mbetur. Edhe une po bej te njejten gje qe mund te benit dhe ju, jam perpjekur te mesoj dicka me shume mbi origjinen e ketyre familjeve . Familjet e para ne kete vi, jane te Kolo Zisos I cili ishte martuar ne ato kohe me nje grua nga Himara. Fotine Zotia quhej . Fotina ishte rritur jetime ne jetimoren e Vunoit. Ata paten 4 djem dhe dy vajza. Njera, Janulla ish martuar ne Calaj , e jema e Petro Calit te pare. Tjetra, Katina ish martuar ne shetaj me te jatin e Seo Shetit. Te 4 djemte ishin Gaqia, Kozmai, Vasili dhe nje djale qe mori rruget e kurbetit deri ne Argjentinen e larget e su mor vesh per te. Piro Andoni qe ka nderruar jete ndoshta ka pasur ndonje kontakt me njerzit e tij gjate qendrimit te tij atje. Ketij zisashi qe sja dime as emrin, nipi i tij( djali i Petro Zisos) i cili ka emigruar ne Angli e kish kerkuar me keto mjetet e informimit qe ka sot por nuk kish mundur te gjente gje, por te pakten kish rene ne gjurmet e kesaj familje me kete mbiemer.

Gaqia ish martuar me Kalope Deden qe ndoshta ju kujtohet se vdiq vone e shkreta dhe dil me ca manare, me nje shkop ne dore si sakate qe ish nje cike aty rreth shen e premtes per ti kullotur. Ata kishin dy femije, Kocon dhe Andonin. Shtepia ne fund majtas ngjitur me Taqo Zison eshte e tyre. Per Kozmain kam shkruar ne nje shkrim te meparshem ndersa Vasili ish martuar me Eftali (Ftali Fote) Pilovogli Keta prune ne jete 3 femije, Petron, Evdhoksine dhe Leandron . Ne fund te vise, karshi eshte shtepia e Llambro Zisos qe ish martuar me Beco Lluka dhe prune ne jete Pilo Zison qe e vrane partizanat ne kohen e luftes per arsye dhe rrethana qe i kam trajtuar ne librin tim per vunoin. Ai ish martuar me Kalipso Lazren dhe pati nje djale, Taqon dhe nje vajze, Persefonin qe ish martuar me vasil Kocon. Me keta zisajt e tjere kane qene kusherinj. Shkurt keta kane qene zisajt qe kane banuar ne kete vije. Por sot objekti i ketij shkrimi eshte Evdhoksia ose sic i therrasin shkurt ne Vuno, Çi Ziso. Nuk ka qene person i panjohur por me mire dhe te shkruajme dicka dhe per jeten e saj me ato peripeci qe kaloi por dhe per ta kujtuar me shume si gjithe ai brez i atyre grave heroina. Ajo kish lindur me 1923 e vetme nga 3 femije qe prune ne jete prinderit e saj, dy prej te cileve djem, Petro dhe Leandro. Cia e kaloi femijerin ne fshat e beri dhe shkollen shqipe ne ato vite.

Pastaj u mor me punet e bujqesise sebashku me prinderit e saj. Punonte dhe ne Jal ne rere te Gumet qe i thone se ishin pronat e ziset, po dhe ne magazina te Foto Pilovoglit dhe Vasil Ziso ishte detar i zoti qe kishte “Libretin e Matrikullit” nga marina tregtare shqiptare qe deshmohet dhe eshte e verifikueshme nga dokumenti i meposhtem. E lidhur me familjen dhe me detin ajo mesoi dhe notin qe duan te thone se ka qene nje notare e mire. Çia ka qene me shtat mesatar, me tipare te rregullta, floke te bukur e te zinj por dhe syte e zi po ashtu, nje vajze e bukur qe se humbi bukurine edhe kur kaluan vitet . U rrit dhe ajo e u bo per nuse. U martua ne moshen 19-20 vjecare Kohe lufte ishte por dhe jeta vazhdonte. Vate nuse ne shantaj te Milo Shantua. Shantajt ishin dere e madhe , te gjezdisur, te shkolluar e te kamur. Milua ish me shkolle, kish bore kurbet ne Amerike. Punonte nga pak ne fillim ne bujqesi se kishin mulqet e tyre. Ne ato vite kur isha ne shkolle, me kujtohet nga pak se dilte cdo dite pothuaj ne fshat dhe mbante nje shkop ne dore dhe prekte guret e murit ku kalonte por dhe rruges. Çia i vuri shpatullat punes se pamvaresisht se te kamur ishin por dhe pa pune smund te rrinte..Ne kohen e luftes dhe ajo si gjithe grate e fshatit e ndihmoi dhe e mbeshteti luften. Kunati kish dale partizan dhe shtepia ish baze e luftes, por dhe i vllai Petrua e Anastasi nje cike me heret , dolen partizane. Ajo conte ndihma, corape, fanella e ushqime partizaneve se kishin nevoje. Po dhe mbas clirimit jeta e saj vazhdoi me ato halle e shqetesime qe kishin. Kaluan vite dhe nje femije smundi te vinte ne jete qe e deshironte aqe shume si cdo vajze e re.

Me 1951 nje lajm i kobshem e tronditi gjendjen e saj shpirterore. Vllai i vogel qe ishte e lidhur dhe e donte shume, kish vdekur gjate nje stervitje qe benin me kursin e tij se atere vazhdonte shkollen e bashkuar dhe gjate kalimit te ca pengesave kishte rene dhe kish mbetur i vdekur si duket nga nje pushim zemre. E helmoi dhe e hidheroi shume. Ka qene viti 1951 kur e percollen ne banesen e fundit dhe tani si jehone me vine te shtenat e asaj skuadre pushkatare. Kane qene caste te dhimbshme dhe per ne te vegjelit qe sapo kishim filluar klasen e pare….Me formimin e kooperatives dhe ajo u gjallerua si vajze e re qe ishte e mori pjese aktive, beri jete ne komunitet ashtu sic ishte. Ne ato vite fare aksidentalisht i shoqi, Milua u gremis e ra tek gaderemi te Pano Mitrua e u godit rende ne koke. E cuan ne Himare dhe pastaj e kthyen e ndrroi jete pas dy ditesh. Ajo mbeti e ve ne moshe te re…Hallet e ndoqen me pas per problemet qe pati por qe kane qene ceshtje te brendeshme dhe ashtu te mbeten se sna takon ne ti gjykojme. Ne ato vite, me 1964 me duket, i vdiq dhe i jati duke lene te vetme, memen e saj.

Kesaj gruaje nga fatkeqesite e shumta qe pati nuk ju shqiten rrobat e zeza derisa ndrroi jete dhe vete. Ne ato vite pleqeroi te jemen deri sa vdiq dhe ajo me 1986 e pastaj i erdhi dhe asaj vete pleqeria. Çelle Varfia si moterma qe ishin me tregon: ” Ne ishim shoqe te ngushta megjithse ajo ishte 5-6 vite me e madhe por ishte e mire, e dashur, e pa trazuar me njeri dhe shkonim mire me njera tjetren. Nje dite me mori dhe me shpuri ne kishe. Tani me tha do benemi moterma. Prifti beri ato adetet dhe u beme moterma. Atere qe ish e semure veje e gjeje here pas here dhe i coja ndonje gjo qe kisha pergatitur, byrek e ndonje gje tjeter. Fatkeqe se spati femije. Ish grua e mire”. Çia edhe kur erdhi demokracia nuk e la punen se kish mulqet e saj por dhe vitet kishin kaluar jo pak. Per kuriozitet ajo ka punuar deri vone ne nje moshe relativisht te thyer 78-79 vjecare. Jeta e veshtire, e lodhshme, e mundimshme dhe fatkeqesite qe e ndoqen njera pas tjetres ,lane gjurme ne fizikun dhe shpirtin e saj. Shendeti i saj kishte rene deri sa i ra nje paralize e pjeseshme qe do zinte krevatin per nje perjudhe 9 vjecare. Ndihma nuk i mungoi. I nipi nga Anglia qe ishte ne emigracion, punesoi nje grua qe ti bente sherbimet. Kjo grua u kishte sherbyer te gjitheve dhe mire kish bere e dashuria e respekti nuk i mungoi. Mbesa e saj, Tefta qe jeton prej vitesh ne Sarande me familjen e saj, me profesjon mjeke, me gjithe impenjimet qe kishte ju gjend prane. E mori dhe vitet e fundit te jetes i kaloj tek ajo qe Çia pergjerohej per te. Per Teften flasin me nderim e respekt te gjithe per punen qe ka bere ne Sarande por dhe per kete gjest per hallen e saj qe eshte nje vlere e shtuar dhe e merituar. Tefta me thoshte se ne ” Nga femijet e Paput vetem babai pati tre femije prandaj dhe lidhja jone me te ishte me e ngushte dhe na donte shume.

Dashuria, dhembshuria e babit per motren e tij ishte e madhe. Une pata me shume lidhje se isha me afer me te. Ne se ndjej ndonje pishmanllek ne maredheniet me te me duhet te them se sduhet ta kishim lene ne fshat. Epo dhe ne me pune e halle ishim e keshtu kaloi jeta. E kam dashur shume se ishte grua e mire dhe me zemer te madhe por fatkeqe se spati femije dhe jeta nuk u tregua bujare me te. C gjynahe po laj ne kete jete, me thoshte “. E gjora Çi, nderroi jete ne diten e Pashkes Madhe, ne Prill te 2012 , ne nje dite te shenjte sic ishte dhe vete, e shenjte . Ky shkrim behet pikerisht mbas dhjete vjetesh si nje perkujtim per te. Ata qe e kane percjelle per ne banesen e fundit nuk mund ta harrojne ate dite me shi dhe furtune. Rahmet paste. Amen.