“””””””””””””””””””””””””
PARA MANUSHAQES U PËRGJUNJA
1
Fillim marsi, atë ditë…
Pa vajtur data dhjetë.
Ditë e kthjellët me vesë.
Shkoj të mbledh një tufë lule;
Sa çel dielli në mëmëngjes.
2
Aroma më ndillte vet…
Në një hije në korie
Me pak shkurre ndën një fërrë
Aroma e këndshme shtohej…
Aty qëndroi shpirti im.
3
Shmanga fërrat, e ca degë shkurresh.
Edhe hodha një vështrim.
Pash plot lule Manushaqe,
Kundrmonin erëmirë.
Të gjitha u çelitën, kur më ndjen mua.
Atje shkova, u përgjunja.
4
Atje shkova e u përgjunja;
Njërën, me dorë e ledhatva e i mora erë.
U ndjeva si në ëndër të bukur e ju luta:
A ta do zëmra, të vishë në mua?
Se po më gëzon zëmra, e shumë të dua.
5
Manushaqa u gëzua e më tha:
Ty që m’u përgjunje mua;
Më shumë se veten, të dua!
Ti u çpove nëpër fërra;
E nuk hoqe dorë nga mua…
6
Me dëshirë e gëzim, më merë;
O trëndafili me erë!
Më mer!
E në zemrën tënde më shpjerë!
Më bën nder, e të bëj nder.
Dashuria të na rrëmbej.
Të gëzojmë, në shtatë palë qiej!
7
Po të marë o shpirti im.
Të mbaj në zëmë e në gji.
Po kështu edhe mua ti..
Ti më more, e unë të mora.
Dashuria jonë, ja bëri “Forra”!
8
Nga lumturia që ndjejmë..
Ca pika loti në sytë shkëlqyen.
Nga lotët e gëzimit, e drita:
U bë një ylber i bukur, me 7 ngjyra.
Ylberi na rrethon, e na mron,
E jetën, na e zbukuron.