16.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Monda Hamitaj

MË LËRË TË NDJEJË,

MUNGOJNË FJALËT .

Dritëz e zbehtë , përzgjatur tinëz ,
Mbi trupin e zhveshur drithëron ,
Dritarja celur prej erës së mbrëmjes ,
Mbi dhomë derdhet , flokët fërfëronë .
Qetësi që puthjet e tua e grisinë ,
Duart që magjishëm lëvizin si lavjerrës ,
Drithërohem nën përkëdheljet e shpirtit degdisur
Që aq mallshëm me gishta mbi trup i tjerrë .
Më lërë ti ndjejë , mungojnë fjalët ,
Rreth meje një diell që përvëlon,
Prangosur prej teje humbas qetësinë ,
Dhe shpirti i harlidur brenda meje fort kumbon.
Mes perkjeve njëri – tjetrit i flasim ,
Kolona zanoresh derdhen në ajri ,
Drejte syve të tua marrëzishte zhytem ,
Më trazon saqë nuk gjej dot qetësi .
Lavjerrës i lumturisë time me ar’ praruar ,
Ti ec dhe mbi mua të lutem mos ndalë ,
Në agim dua ti shoh buzët e tua ,
Përskuqur nga puthjet e një nate më parë .
Nuk dua që mëngjezit ti fshijë përskuqjet ndezura ,
Me aromën e puthjeve te tua dua që ti shijoj ,
Ti ndjejë , ti prekë cdo cast që jetoj,
Dhe sërishtë pranë teje si e marrë të vrapoj .
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Mund të jetë një imazh i 1 person
PËRHUMBJE .
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Kaloi edhe nje dite si gjithë të tjerat,
Kohën që rrokulliset se ndalim dot,
Përpiqemi brenda vetes të ringrihemi,
Përmbi re të përhimta jetojmë.
Përhumbur brenda vehtes humbasim,
Me lavjerrsin e kujtimeve qëndrojmë ,
Tejzgjaten ditet pa u ngrysur ,
Pafundësishtë humbasin paditur ku shkojnë.
Dhe njerzit kanë ndryshuar ngjyrat e kohës,
Në universin e jetës kredhur në mister ,
Hapsirave të ndotura prej smokut flatrat u rëndohen,
Dhe dhimbja në gjokës me vehte I merr.
I merr si varketarin në një det të trazuar .
E përplasë furishëm mes dallgëve që gjëmojne,
Përhumbur nga iluzionet e grisura ,
Nje copë ishulli për të qëndruar kerkojn .

Kërkojn pa reshtur pa ditur ku ndodhen ,

Në universin fantazëm që me zor frymonë,

Duar zgjatur kërkojnë jetën ,

Në këtë botë të gënjeshtërt shpresën ëndërrojnë.

“”””””””””””””””””””

KU VAJTI POETI
Mund të jetë një ilustrim i këpucë
Asnjë varg i shkruar në leter ,
Asnje zë në telefoni,
Tek stoli I parkut ka muaj që s’duket ,
Poeti fjalëpak I lagjes tonë.
Rrugicës së lagjes ku ai kalonte,
Nuk ndihet me kolla e tij e gjatë ,
Njerzit me veshtrime perreth pyesin:
“Ku vajti, ku u zhduk poeti plak ? “
Dhe pema ku tymoste mbremjeve,
Tund dhe shkund petalet e saj ,
Pretë Poetin qe ti vije ,
Dhe vargje mall ti varë mbi degë.
Kush vallë e zemëroi poetin,
Qe pranveren e la pa buzeqeshjen e saj ,
Vargjet qe shkroi rendin mes pemëve,
Therrasin poetin që pranë tju vijë. .
Kanë ngelur jetime atje mes drureve,
Lutem me syte kthyer larte ,
Një zë qe erdhi ashtu pas erës , mes dhimbjes tha : “ Ka shkuar te thurë vargje atje lart !”
Qielli mu permbysë atë cast prej dhimbjes ,
Me mua qau dhe lisi plak ,
Nje dore te ngrohte ndjeva mbi supe ,
Dhe fjalët : “Poeti jeton kudo perqark!”
“Jeton në agimet e mijëra mengjes eve,
Në lule në sapoçelur që lahen në krua,
Në gumzhitjen e nje zgjoi blete , në puthjet e nje nate të patreguara “
“Jeton mbi krahët e eres ,
Në zërat e fëmijëve qe kumbojnë ,
Në gurgullimën e lumi te pafjetur ,
Në ninullat e mbremjeve qe gjumin mikëlojnë. “
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.