16.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Dafina Lira Mucka

S’kam çe dua këtë bot!
E çtë bëj unë në kë të botë
Ku s’më njeh as perëndia
Duke qar erdha foshnjë
Duke qarë shkoj dhe rinia
E çtë bëj unë në këtë botë
Ku s’më desh as njerëzia
Ëndrra isha mbushur plotë
Ëndrra mbet tek fëmiria
E çtë bëj unë në këtë botë
Ku nuk gëzon as fëmija
I pa besi me ty lot
Sikur lot dhe perëndia
E çtë bëj unë në k’të bot
Ku nuk sheh as djell as hën
U përzie keq njerzia
Kohë e keqe ,bota lëmsh
Me të ligun ,se bën dot
Prandaj çedua k‘të bot
Se i miri lotë derth
Nga kjo botë me djaj plot
E çe dua këtë bot
Ku ka humbur dashuria
Si një send ,dukesh i kot
Dhe kur je gur xhevahira
“””””””””””””””””””

Dallëndyshe bisht gërshër!
Dallëndyshe bisht gërshër
Moj lajmtarja e pranverës
Është mbarsi e shpresë thonë
Kur të vjen ndërton folen
Hyr e dil si arqitekte
në goj mban bar e baltë
i rendit në rrëz të derës
Bashk me shoqet vjen vërdallë
Aty në dritare ndenje
Bashkë si shoqe nuk u ndam
Ti e di moj dallëndyshe
Që si ty shpirtin e kam
Jam dhe unë shpirt i lirë
Të jetoj dua liri
Të ngre çerdhe nëpër bot
E të kthehem ku kam lind
Dallandyshe moj e bukur
Zëri jot më sjell mirsi
Kështu e dua k’të botë
Plot me këng e dashuri
“”””””””””””””””””””””

Mallkuar Kurbet!
E ulur këtu përball natyrës
Fishkëllen birbili e qyqa kukunë
E zoqtë krahapur degë më deg
Dallandyshe shtegëtarja po ngere folen
Mëngjezit më zgjon ky kor këngëtar
E djelli me rrezet mbuluar çdo prag
Pran zërit të nënës ,e lumtur jam
E çdo donte më shum kjo jet tamaqar
Shpërthyer ky shpirt si lulja në Maj
Me fisin njeriu gjith botën e ka
Se sot nga lluksi që do njeriu
Jetën e bëri më shum të vështir
Vdiq dashuria për tok e nënë
E botës po vuajm me shpirt e zëmër
Se nuk mund të ket lumturi
Pa dashuri e shpirt në liri
Pran sofrës e pragut jeta jeton
Me nënë e bab shpirti gëzon
Një bir a bij nga gjumi të zgjon
Kjo fjal e nënës botën dhuron
E sa të ket kjo jetë mërgim
Malli do djeg e shpirti mërzi
Se loti i nënës lumë derdhur
Nëna pa bijtë ,një zemër e vdekur
Mallkuar o mërgim -mallkuar
Nuk ka më keq kur toka e vuan
E vuan nëna e vuan shpirti
Dasm më nëna nuk njeh për birin
Se nipër e mbesa më nuk gëzojn
I zi i bardh ,gjakrat ndryshojn
E gjuha humbet gërmërin
Nuk mërret vesh nëna me birë
E bota rreth vërtitet gjithmon
Aty ku ke lindur ,aty do kërkosh
I lidhur shpirti me dashurin
As gjë në bot se ngop njerin
Se nënë jam e nënë mos qofsh
Kur zemër e shpirt i ke përher bosh
E loti mes këngës së zogut del
Kthehuni o bij se nënë s’do gjesh !
Atdhu e nëna janë njësoj
Rënkimi i tyre nuk mund të pushoj
Se malet kryet dot nuk i ngrejn
Pa bijt e tyre ,kjo tok s’do ket pranver
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.