17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Izmit Miti Imeri

Ujqerit perseri u terbuan!

~

Mbreme ujqerit u terbuan,

Tym e flake nxirnin nga goja,

Syt e tyre ishin te frigshem,

Vershuan kuvendit furishem!

Ujqerit e kan zakon ,
Ne hene te plote te ulurijne,
Mbreme hana ishte e re,
Nga toka kishin ikur rete!
Deshen
Kasaphane te bejne ballkanin,
Por haruan,
Qe perball kane shqiptarin!
Shqiptari nuk vdes nga nje kafshim,
Eshte imun ,edhe nga gjarperinjte,
Ne venat e tij ,valon gjaku i shqiponjes,
Me kthetrat e saj ,i copton ,bijt e shkines!
Shqiptari eshte i lindur per Atdhe,
S’guxon qe ujqerit t’ja prekin folene,
Ka guximin dhe krenarine e dhene,
Ujqerit e terbuar i perbin me dhembe!

Shkoni nga erdhet o ju te mallkuar,

Akoma bishtin mbani te dredhuar,

S’ka bishe e s’ka kulceder qe prek shqiptarin,

Futeni bishtin nen vegje dhe ikni nga karpatet!

“””””””””””””””””

Dhoma 54/55
Në dhomën time s’trokas dot,
Porta është e hapur si djeh si sot,
Ajo çdo vjet e ndron numrin,
Portreti im e zbukuron murin!
Sejcilin vit një portret të ri,
Vjen duke u plakur i humbasin syt,
Është e mbushur plot një galeri,
Ekspozita mbahet në vitin e ri!
E viziton pranvera e bukur si perri,
Pas e ndjek vera e ëmbël si qershi,
S’mungon dot vjeshta piktore e madhe,
Vjen dhe dimri me mjekër të bardh!

Ekspozitën time e viziton dhe deti,

Me penën e tij ,pas vjen poeti,

N’muret e galerisë shkruan poezi,

Më të bukurin varg ,ja kushton pleqëris!

“”””””””””””””””

Vaj i shpirtit!
Sa ditëlindje më kan ikur,
Të miqve të mi dashamirë,
Kur unë vuaja si i mitur,
Gojën mbante hapur,një zbrazëtirë!
Sa ditëlindje më kan ikur,
Kur lumturia m’lëshoi prej dore,
Atëher kur unë qaja si i mitur,
Zjarri flakë digjej prore!
Sa ditëlindje më kan ikur,
Kur jeta ime ndroi ngjyrat,
Atëher kur të gjithë yjet ishin fikur,
Edhe hëna u vesh në të zi!

Sa e sa ditëlindje ikin sot,

E unë me roba t’mërzisë jam i veshur,

Të gjitha vargjet i shkrujta me lot,

Se mbaj mend ,nurin e buzëqeshjes!

“””””””””””””””””””

Mbi gjurmët e jetës!
Përtej horizonteve kërkoj agimin,
Dhe mbi gjurmët e jetës kërkoj shpresën,
Nuk dua të dij,se çështë dënimi,
Kur një ditë,t’përballem me vdekjen!
Mes turmash njerëzish kërkoj mëshirën,
E cila është zbehur që me lindjen,
Kërkoj dhe kërkoj të gjej të dëlirën,
Por befas ,takohem me grindjen!
Mes heshtjeve kërkoj zërimin,
I cili është mbytur në heshtje,
Dikund në brendësi,takoj rrënkimin,
Ku mbrenda shpirtit ka ndruar veshjen!

E heshtur është dhe vdekja,

Andaj si trembem as një çast,

Kur shpirti do të tretet me shpresën,

Dhe mbi varrë,do të shkruajn epitaf!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.