Poetja Monda Hamitaj edhe pse large atdheut,shpirti dhe zemra i rrahen per atdheun qe aqe shume vargje i thuri nder vite.
Monda eshte njeriu i fjales s’lire,eshte shpirti i humanizmit njerzore,ajo ka ç’fare ti thote poezis!!!sepse shpirti i saje renkon per ç’do njeri ne nevoje,pae njohur ajo ju behet krahe,ndaj edhe poezia i flete lexuesit,ashtu siç komunikon Monda me njerzit e thjesht dhe atdhedashes.Koha do jete ajo qe do tregoi vlerat njerzore, te kesaje gruaje me zemren e gjere te vargut dhe bamiresis.Poezia e Monda Hamitaj eshte vete pasqyra e realitetit ne te cilin sot ne jetojme.Suksese ne rrugetimin tane te dorshkrimeve tuaja brilante dhe te bamiresis,ti i perngjan nji Nane Tereze atje ne SHBA.
Edhe pse po perjetoi dit te veshtira te gjendjes time shendetesore,nuk mundem te gjej rehatin shpirtnore po nuk u mbeshteta pak minuta mbi kompiutrin dhe te publikoi fjalen e lire shqipe.Akademik Gjin Musa
E urrej heshtjen e pritjes vrastare ,
E urrej se eshtrat thellë mi bluan,
E urrej se me lëshon lotin e trishtimit ,
E vuaj brenda vehtes sa s’thuhet .
E urrej heshtjen kur mi fshinë fjalët ,
Dhe në pritje te gjata me degdisë,
Më thërrmon buzeqeshjen e mengjezeve,
Më kthen në rrebesh ku digjen stuhitë.
Ca here mes krahëve ajo më ka marrë,
Dhe copëza kujtimesh mi ka sjellë si me magji ,
Unë e prangosur jam burgosur brenda tyre ,
Opium I bardhë ato çaste në shpirt .
Kam qëndruar gjatë mes tyre ,
Kam qeshur mes tyre , por edhe kam qarë,
Jam dukur dhe zhdukur si reja prapa diellit ,
Në hapsira te kaltëra kam humbur fjalët.
Jam rizgjuar prej tyre e telikosur ,
Jam ringritur duke mbledhur fjalët ,
Por serishte pranë meje heshtja kryeneçe ,
Luante me mua , prangoste fjalët .
Heshta kur serishtë më kryqëzoi ,
Gjuhën mes dhëmbëve e mbajta me zor ,
Jo se s’ kam forcë për të luftuar,
Por kam heshtur se nuk dua qe lotin të tundoj.
Heshtje , ah heshtje vrastare ,
Të kam duruar gjatë , më s’të duroj,
Atje e harruar mes heshtjes tuaj le të mbetesh ,
Dua pak diell që heshtjen e heshtjes tuaj të harroj .