“””””””””””””””””””””””””””””
ME ÇO ATJE KU ME QETON SHPIRTI
Sa herë ndodhem në prag pushtimi,
nga plagë e dhimbë e frymë që mbyt,
therras zanat, shtjellojë ngadhnimi,
-Më merrni, më çoni te trualli im!
M`i falni qiejt, kthjellor, pasqyrë,
At` blu pikante mbi Nikaj- Mërtur,
Ta takoj shqiponjën ta marr fort ngrykë,
Ta rrok me shpirt një çetinë mbi gur!
Të ulem nën mriz të hurb një bornajë,
që duke lotuar, po kthen në krua,
një drenushë alpesh, ta avit pranë,
të dehem si dikur, udhëtar i munduar..
Të shkul nga shpirti terrin e ditës,
Ta shpërlaj blozën , smogun e qytetit,
të ulem te Vorr Frati, ku pushojnë shpirtndritët,
të prehem, në fierin e njomë të djepit..
Më merr Orë fisi më ngjit në maja,
Ku paqa e liria mbijetojnë prore,
O zot këto kreshta, këto kështjella të bardha,
i ka prek mbi supe veç skifteri dhe shqiponja..
Këtu nis Atdheu, këtu rranjët ka liria,
Gegni e Epër, o asht Arbnie,
Vi prej shtegtimit, kthem te shtepia,
Puth gurin e pragut, hurb ngjelmët e syve!!!!