“KUR MIKU SHKRUAN PËR MIKUN”
Për këtë monografi të Halil Gecit kushtuar mikut të tij Pashk Merturit, ishte madhështi të flisje për përkushtimin monografik të autorit. I jam mirënjohëse autorit që ma besoi redaktimin e monografisë përkushtuar mikut të tij Pashkut. Përmes shkrimeve të cilat i kishte përmbledhur baci Lilë, njeriu mbushej me emocione. Shihej si në pasqyrë Pashku me bamirësitë e tij. Aty e pashë pa e njohur Pashkun se cili ishte ai, se njerëz të tillë i duhet kombit tonë.
Për monografinë shkrova pak se Halili kishte shkruar aq shumë për mikun e tij Pashkun, ndaj këndvështrimin tim e emërova me titull ” Kur miku shkruan për mikun”. Monografia ia vlen të lexohet sepse thjesht, Halili përmes shkrimit na i servir veprat e bëmat e të madhit Pashk dhe kur bashkohen dy njerëz të mëdhenj të kombit, gjithsesi se edhe monografia është madhështore.Urtia e Pashkut aq bukur dhe aq me modesti na mëson se çfarë do të thotë të jesh shqiptar dhe ta mbash me nder këtë emër.
Personazhi i monografisë Pashk Merturl, na priti me madhështi të pashoqe në ahengun e tij familjar, lindjen e mbesës e gjithashtu iu bë edhe promovimi i monografisë kushtuar veprave të tij.
Aty ndjeva ngrohtësi familjare, hyra me moton ” Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë
po shqiptarinë e kemi bashkë”
Dhe dola me moton: ” Nuk ka fe as parti
që e ndan këtë shqiptari”.
Respekt e nderim këtyre dy burrave të mëdhenj të kombit tonë!
Nuk e them unë,
por e thotë historia,
nuk e mendova unë,
e zbuloi monografia!
“”””””””””””””””””””””
MASKARENJTË E SHEKULLIT TË RI
Vërdallë historisë sillen
Premtime në pjata shtrojnë
Populli i uritur ndjen boshësinë
Votën ua dhanë për ardhmëri
Gjuajnë pjatat e lëpira
Ata luajtën me histori.
Ata shkelën copa gjaku
Arkivoleve gjurmë lanë
Ata…-maskarenjtë
Enden nëpër histori
Çirren nëpër ahengje
Mbushin barkun e pangopur
Demonë të shekullit të ri
Populli në heshtje vuan
“””””””””””””””””””””””””””””
ZBULIM DËSHIRASH
Ëndrrës dëshirën ia zbulova
Ma mori thellë në gji
Ofshau bashkë me psherëtimat e mia
Luteshim bashkë netëve të errëta pa gjumë
Dritënës boshatisur ndjenjash stepesha
Vullkanzjarresh në mua rëndonin
Lutesha në errësirë për dritën e të nesërmes
Shkëndijëshpresë ishte ëndrra ime
Kur lotët ravijëzonin sytë e mi
Ëndrra qepallash më varej
Ma dhuronte gjumënatën e pagjumë
Skofiare hëna me nur më mbulonte
Prisja ëndrrën të më bëjë sihariq
Ajo u shua në dëshirën time.