Javen qe kaloi doli nga shtepia botuese ADA libri im i radhes Xhepat e ndergjegjes! U jam mirenjohese qe bene te mundur daljen e librit tim Redaktores e korrektores Vjollca Shurdha dhe botuesit Roland Lushi! Mirenjohje punes suaj cilesore! Gjithashtu u jam mirenjohese gjithe dashamiresve te krijimtarise sime, lexuesve te cilet thone fjalen e tyre siç jau ndjen shpirti! Dite te bukur kudo qe ndodheni te dashur miq dhe mike!
Shkeputa paragrafin e fundit ne parathenien e ketij libri shkruar nga Akademike Vjollca Shurdha.
“Dalëngadalë e shfletova këtë vëllim, jo për përtaci mendore por për përkujdesje, përkushtim e meditim në çdo varg poezie! Duke shpresuar në një zgjim të ri njerëzor, në një ndërgjegjësim të një shoqërie të denjë sepse nuk dëshiroj kurrsesi të humbë vlerën më të çmuar NJERI…e mbyll me strofën e fundit të poezisë “Ndërgjegjen Time” “/Ndërgjegjen time e zgjova nga gjumi letargjik.
/Me Yllin e Dritës vazhdon tashmë udhën e nisur. /Me gishtat e saj shpuzit zjarrin poetik, them: S’ka kthim pas moj kokëkrisur!”
XHEPAT E NDËRGJEGJES
Sot, xhepat e ndërgjegjes fajsoj,
është fshehur brenda tyre një botë.
Kam vendosur gjyqit t’ia kaloj,
kështu veproj me koshiencë të plotë!
E mira dhe e keqja, si dy nocione,
n’kurriz’ t’pafajsisë bëjnë spekullime.
Argumentave u ndërrojnë pozicione…
me vetdije, varrosin gjithçka sublime!
Xhepat e ndërgjegjes, kohës ia lashë,
ajo të jetë gjykatësja e tyre përjetë.
Shpirtin, ndërgjegjes ia dhashë…
për t’ia larë borxhin s’mjafton një jetë!
KUJTESA
Ah, kujtesë moj e mjera kujtesë!
Ke nis flokët me i kreh me fshesë.
Udhëve, herët je nis duke vrapuar,
ende se ke gjet, ku je harruar?!
Endesh udhëve nëpër kthesa,
unë përdreq të kërkoj ndër xhepa.
Shpejt më ke len o kujtesë e uruar!
Ndaj po të vajtoj kaq e dëshpëruar.
Në xhepat e ndërgjegjes je fshehur,
të kërkova në mal, në fushë si e dehur.
Oh! Të lutem shumë në timen kokë!
Mos ik! Je e re për në tjetrën botë.
“”””””””””””””””””””””””
NËNA ËSHTË DIELLI I JETËS…
S’ka yll që ndriçon sa nëna!
Është më e bukur s’e yjet e qiellit.
Edhe në ato netë që s’del hëna…
ajo ia lëshon natës rrezet e diellit!
S’ka diell që ngroh sa nëna!
Në mes të akullit dielli i saj ngroh.
Shpesh e xhelozon edhe hëna…
s’ka planet që diellin e saj e ftoh!
Pa diellin e saj do ftohej bota.
Errësira, çdo cep do ta zaptonte.
Veç errësirë do të kishte toka…
akulli i dhimbjës do ta mbulonte!
Nëna është dielli i jetës.
Ështe lidhja harmonike qiell-tokë.
Për njerëzinë rilindje e shpresës…
pa nënën s’do të kishim botë!
Nëna është përherë dielli.
I mjeri ai e ajo që s’e sheh të tillë.
I kthen sytë kot nga qielli…
në ato shpirtra do t’kët’ errësirë!