“””””””””””””””””””””””””
JETË E ËMBËL
Frymën engjëllore e kam përballë
çdo ditë e çdo natë,
zemra e nënës ju uron
shëndet e uratë!
Më jepni freski në shpirt
e syve m’i falni dritë,
që mos të zejë vend loti as mërzitë.
Kur lindët ju më bekuan Perënditë.
Jetojmë në paqe e gëzojmë shëndetin,
dashuri e mirësi falim për njëri-tjetrin.