“”””””””””””””””
Qypi!
Qeshën gocat, kur më panë
që unë, një qypi pa fund i afrohesha ngadalë
për merak, me të një foto të dal.
Natyra ka kaq vënde të bukura, më thanë
ç’e do atë qyp të thyer o ma !?
qeshën…,qesha dhe unë me ta
ehhh muza ime për të sot, shkruan varg
se me njerëz mashtrues, qypi më ngjan…
“Njerëz”, që fushë me lule premtojnë dhe luftën mes dallgësh të dhurojnë
të ngjisin në male të thepisura,
në humnera të gremisura te përplasin, t’çfarrosin, ashtu kot
në shtrat heshtje të flesh, të ftojnë
ku ulërimat e saj therrin, në çdo plasaritje toke vaditur me lot
xhelat, që as të vdesësh s’të lënë o Zot.
“Njerëz,” që sa shumë këtij qypi i ngjajnë
“njerëz,” që në aparencë të marrin në qafë
vesh e stolis, me ar
sa thua o Zot, nga ç’planet kanë ardhë !?
Që me fjalë të fryra, mashtrojnë dynjanë
qahen e qahen, si gjynafqarë
t’ju japësh botën e tërë, si qyp pa fun të ngopur s’kanë
e me premtime të bukura, të rreme, pranë tyre të mbajnë..
Që”dashurojnë” me dhurata mbretërore, me makina luksoze(trille)
që fate femrash, hedhin për pazare e çmime
kostume veshur dhe në sy të errëta syze
që mbajnë aromë gjaku e kurvërie
dhe në deje gjaku,nënshkruajnë mashtrime.
“Njerëz,” që mirësitë e botës t’ju dhurosh të pakënaqur janë, se të tillë janë..
ata, as s’ndjejnë, as mirënjohje njohin…
se thjesht një qypi pa fund, i ngjajnë
se brenda tyre humnerë boshe janë..
“Njerëz,” që s’hynë në kategorinë Njeri
shpirt pisk të zi,që për keq mendja u ri
pa taban, pa fe e iman
hije e tyre e zezë, ndot dynjanë
në vënd të dritës së shpirtit,
terrin për shok kanë…
Amijete Çollaku!