Dritan Abazoviq më subjektin politik URA po angazhohet për një koncept qytetar malazez mbi atë etnik e po e synon drejtimin e qeverisë në Malin e zi pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë se Zdravko Krivokapiqit i cili vjen nga blloku proserrbë.
RSFJ u shpartallua dhunshëm e më qindra mijëra viktima e dëme të mëdha materiale më ardhjën e pluralizmit i cili konceptet qytetare të promovuara mbi 50 vite të multietnicitetit, të vëllazërim-bashkimit , të kombit e patriotizmit Jugosllav i treti si fluskë sapuni e pikërisht konceptet e tilla në rastin e ish RSFJ treguan se thjeshtë ishin farsa e ide fiktive.
As në BH që konsiderohej si një mini Jugosllavi nuk kishte funksionuar koekzistenca mes serrbëve , kroatëve e muslimanëve e as koncepti qytetar boshnjak ku serrbët, kroatet e muslimanët do të fuzionoheshin në konceptin qytetar-boshnjak në BH e se koekzistenca serrbo-kroate do të shërbente si garantuese e federatës Jugosllave.
Idetë e Abazoviq për konceptin qytetar malazez mbi atë etnik në kohën e fragmentarizimit të shoqërisë malazeze në diskursin pro e kontra serrbë e malazez e kur KOS e qarqët nacionaliste serrbe jo që nuk e njohin kishën autoqefale malazeze por as kombin malazez, janë non sens e pa përspektivë por edhe paraqesin rrezik të majorizimit e të asimilimit të plotë të minoritetit Shqiptar e të atij musliman-boshnjak në Malin e zi.
Idetë e bazuara në konceptin qytetar në ballkanin e trazuar që prodhon shumë histori nuk kanë të ardhme dhe anashkalimi i konceptit etnik e promovimi i konceptit qytetar të Abazoviq nuk qon tjetër pos në asimilimin e minoritetit Shqiptar në Malin e zi sepse pa realizimin e të drejtave etnike nuk mund të realizohen ato qytetare.
Abazoviq duhet të dijë se nuk mund të restaurohet jugosllavizmi e as kombi jugosllav dhe se në kohën e Titos kur partia komuniste e APJ ishin forca kohezive e nuk kishte pas sukses promovimi i kombit të ashtuquajtur Jugosllav i cili koncept edhe në kushte të komunizmit ishte injoruar e menduar si diçka fiktive.
Abazoviq ishte nënkryetar i qeverisë e në koalacion më partitë e bllokut pro serrbë në Malin e zi e të cilat bashkë më KOS e mohojnë dhe e luftojnë në esencë shtetin e Kosovës.
Abozoviq besoj e din se mohimi i etnisë se vetë qon të adhurimi i tjerëve dhe se ngjarjët në ish Jugosllavi kanë treguar se ata që ishin deklaruar jo sipas etnisë por sipas konceptit qytetar Jugosllav kishin mbetur në mëshirën e fatit e pa mbrojtjën e askujt.
Prishtinë:
7 shkurt 2022
“””””””””””””””””””
Në vitin 1938 ish kryeministri britanik Neville Chamberlain në Munih të Gjermanisë kshte bërë gabim strategjik duke e tradhetuar Çekosllovakinë për një paqe fiktive më Hitlerin duke menduar të ndalte luftën, e pikërisht Hitleri hezitimin e Britanisë e Frances që e kishin sakrifikuar Çekosllovakinë e kishte kuptuar jo vetëm si lëshim pe por edhe si dritë jeshile drejt pushtime të reja.
Marrëveshja e Munihut konsiderohet si marrëveshja e turpit e kapitullim para se keqës dhe interpretimi atëbotë i Neville Chemberlain se nuk ishte menduar fare për Çekët e sakrifikimin e tyre para Hitlerit , por kishte menduar për paqën edhe sot merrët si blofi më i madh diplomatik.
Sot bota nuk guxon t’i mbyllë sytë para Putinit e doktrinës se tij jo vetëm patërnaliste por hegjominste e tejet agresive jo vetëm kundër Ukrainës por edhe drejt Europës lindore , Kaukazit , Ballkanin perendimor e për të sfiduar perendimin përmes impaktit që ka në Iran e Siri.
Në vitin 1938 nē Munih Hitleri arsyetohej se Gjermania po rrezikohej nga territori i Çekosllovakisë e për ironi të fatit edhe sot Putini po thirret në anologji të njejtë se po rrezikohet nga territori i Ukraines.
Putini po e teston sot vendosshmërinë e perendimit duke luajtur më kartën e përqarjës.
Perendimit duhet ti sherbei si mësim marrëveshja e dëmshme e Munihut e vitit 1938 e politika e koncesioneve në emër të një paqe të supozuar e për balance politike dhe për asnjë çmim mos të dorëzohet para Putinit e qasjës se tij agresive.
Shumica e botës progresive janë rreshtuar pro Ukraines e sot edhe qeveria Shqiptare doli në anën e SHBA-s e poashtu edhe Turqia që ishte hezituese dje doli në mbështetje të sovranitetit të Ukraines.
Do ishte mirë që qoftë Franca, Gjermania apo Turqia ti lën menjan interesat ekonomike veçmas ato energjitike e tê janë në mbrojtje të atyre që rrezikohen si në këtë rast Ukraines sepse Putini resurset enërgjitike e varësinë e disa vendeve veçmas të Gjermanisë nga gazi rus po i shfrytëzon në sensin e presionit e të përçarjës për krijimin e divergjencave e të prishjës se politikave kohezive në mes vendëve të fuqishme perendimore e SHBA -s.
Prishtinë:
5 shkurt 2022