13.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Tetor 2025

Me shkrimtaren Margherita Stoja

Kurrë më parë nuk i qe dukur kaq magjepëse. Shëndriste si gurët e strallit .Kishte shkëlqimin e kaltërsive qiellore.

Kur arritën në park Alberto zbriti me shpejtësi dhe doli nga ana e saj.E mori në krah si t’i tregonte gjithë botës se qe dashuruar me vajzën më të bukur të planetit.Aroma e saj dehëse gati i paralizoi të gjitha ndiesitë djaloshare. Dëshironte të gjithë qënien e saj. E papërmbajtur dëshira,po aq , sa i detyrohej premtimit të vjerrit të ardhshëm. Ecnin të heshtur ,kapur dorë për dorë mbuluar me vellon e purpurt të ngjyrave në park,që konkuronin veshjen e saj, që fliste me gjuhë flakësh.Qe kaq magjepse heshtja e tyre,sa asnjëri prej tyre nuk dëshironte t’a thyente. Parku mbante frymën tek sodiste të dashururuarit. Gonxhet gjysëm të hapura ulën kokat prej xhelozisë,ndërsa lulet e natës të tronditura , nxituan të hapeshin. Parku kotej në qetësi. Tek tuk gjethet fëshfërinin nga ndonjë e puthur fshehurazi . Asgjë nuk frymonte . Shëtisnin parkut veshur me flakët e perëndimit . Po afronte koha të ndaheshin . Asnjëri prej tyre nuk donte të linte puthjen përgjysëm . Në liqenin përballë rosat bënin gara notimi.Pastaj të lodhura ndaleshin përballë të dashuruarve , me sytë ujorë e plot admirim, qëndronin përballë tyre të çlodheshin duke adhuruar dashurinë e brishtë , e sërish plot energji i binin liqenin të mjelmë pashë më pashë. Panorama e mrekullueshme e natyrës të ftonte të qëndroje deri vonë,madje pas mesnate ..por? Alberto i hodhi një sy orës . Në portën e hekurt të parkut pa karracon dhe kavaljeri që zbriti të vinte shkallët. I gjithë parku kundërmonte freski dashurie. Nxituan për në kështjellë ku i prisnin të darkonin.

Fragment nga Romani i radhes

“”””””””””””””””””””””””””””

Patrik i mori fytyrën ndër duar dhe nuk ngopej së sodituri bukurinë e saj fëminore. Ende nuk i besohej se triumfi i dashurisë pat hedhur rrënjë në gjakun e tij,e sythet çelën dritë për të ndriçuar çdo kënd të banesës. Flokët hedhur supeve të brishtë shkëlqenin si kallëzat e grurit të pjekur,ndërsa shikimi përkëdhelës i jepte jetë endrrës, që prej kohësh mbeti e mbytur prej trysnive të familjes së saj . Ata të dy veshur me velin e magjishëm të dashurisë ,sërish të pandarë . Pas shumë mundimesh e peripecish me dallgët e kërcënimit, ajo u tregua e guximshme.Doli përgjithmonë nga jeta luksoze e kështjellës dhe udhëtoi për gjatë natës në terrin e dritësuar të dashurisë, drejt përmendores së triumfit.Duke lënë përgjithmonë jetën luksoze në kështjellë. A nuk është kjo dëshmi e patjetërsueshme , se me gjithë pushtetin aristokrat nuk egziston asnjëlloj forme ndëshkuese të ndajë dy shpirtra të dashuruar. Pas shumë kohësh ata të dy përballë njëri tjetrit me vështrime të etura për t’u dashur përjetësisht. Askush tashmë nuk mund të ndërpriste dashurinë e tyre,si të qe një ëndërr që do dëshiroje të zgjaste edhe pak, e pasi je zgjuar mundohesh t’a sjellësh nëpër mënd e t’a ripërjetosh në detaje . Dashuria e tyre diell që lind çdo mëngjes ,ndërsa Eloiza rrezja që hyri për t’mos perënduar kurrë,as në ditët më gri të dimrit.
Ajo i hodhi një sy dhomës ku ndodhej dhe mbështeti kokën në kraharorin e tij të bëshëm,si t’mos i interesonte më asgjë veç tij. E pat lodhur ndarja dhe qëndresa larg tij. Qe mjedis i thjeshtë por i ngrohtë. Nga dera e hapur e dhomës i zuri syri një biboltekë që zinte të gjithë faqen e murit. Mbeti e shastisur si të gjëndej në studion e të atit ku mbi tryezë gjëndeshin me dhjetra shkresa notarile.Në çast shkëputi mendimin dhe u kthye sërish në mjedisin ku gjëndej.
– Oh, sa mrekulli! – Atëherë do të kem mundësi të shfletoj libra?- pyet ajo me pafajsinë e fëmijës. Patrik e shtrëngoi pranë vetes. Sa shumë i pat munguar kurmi i saj i ngrohtë,fryma e ëmbël ,sytë e dlirë . E puthi me aq afsh sa ndjeu t’i lëvrinte gjaku në deje. E puthi në gushë ,në sytë e bukur që mbartnin të gjithë dritën e universit. Nuk rezistoi më dhe e mori në krahë si atëherë . Ah,sa të largëta dhe të afërta njëkohësisht i dukeshin ato dy kohë. Qe përsëri ajo,madje më e bukur por lehtësisht sytë rivijëzonin nota trishtimi. Nuk qe çasti t’a pyeste,malli që i digjte qelizat qe më i fortë .
-Sigurisht Eloizë që mund të lexosh gjithshka që të pëlqen. Kjo është pasuria jonë.- i ‘a kthen ai duke e shtrënguar pas vetes.
-Vetëm pranë teje ndihem e lumtur!- i thotë ajo duke mërmëritur me zë të ngrohtë,të butë ,fëmëror.Një pikëz loti që llamburiste nga drita që lëshonte lampadari i zbriti nga cepi i syrit të bukur. Qe lot emocioni.Qe lot lumtiurie.
-Edhe unë e dashura ime! – Kam ecur në udhë të mjegullta e mendime të turbullta më përshkonin mëndjen, por asnjëherë nuk e humba shpresën se sërish do bashkoheshim,Eloizë.- vazhdon ai duke e puthur në çdo pjesë të trupit.I dukej se i gjithë shtati i hajthëm të qe mbuluar me petale trëndafili ,e poret çlironin aromën e tij. Sa më shumë qëndronte mbi të, aq më tepër i zgjohej ndjenja e pafjetur.Qe diçka e mrekullueshme,magjepse e gjithë qënia e saj. Rrezatonte dritë pafajsie…

m.stoja fragment

“”””””””””””””””””””””

Qe ora dy pas mesnate. Në kësjhtjellë dukej sikur nuk frymonte asgjë ,ndërsa lampadarët me dritë të zbehtë tek ngjisje shkallët, jepnin shenjë jete. Papritmas u dëgju një hingëllimë kali, pastaj troku i tij ritmik, që tërhiqej pas si të kishte ndaluar gabimisht . Roja i kështjellës u afrua drejt portës së hekurt duke i bërë shenjë kavaljerit të qëndronte në distancë. Ngjiti shkallët me çap të lehtë dhe ngadalë tërhoqi llozin e derës prej druri të vjetër tek tuk të plasaritur. Ndezi dritat e koridorit të gjatë dhe bënte sikur kontrollonte dritaret se qenë të mbyllura apo jo. Heshtja,qe aq e thellë ,sa dukej se të përpinte si dallgë të egërsuara . Sexhadet që mbulonin pllakat ,evitonin zhurmën që krijonte kontakti i këpucës .E për aksionin e kësaj nate,qe kryevepër. Roja ecte ngadalë pothuajse duke mbajtur frymën.Druhej se duka Boneli mësonte misionin e tij,por as kjo nuk e trëmbte. Në heshtjen e shurdhër , zhurma e lavjerrësit qe e vetmja shoqëri e tij. Më në fund u hap dhe u mbyll një derë aq shpejt, sa imazhi i saj u shfaq dhe shua në çast,si të qe lajmërimi final: – “Unë jam gati,ç’prisni ju?” Roja fiku dritat . Veç frymëmarjes së saj nuk ndihej asgjë. Ajo e ndiqte pas në terrin e natës së thellë . U shuan edhe dritat në oborr. Ajo ndiente zemrën t’i shkallmonte kraharorin. Druhej mos e tradhëtonin emocionet e “aksioni” dështonte. Arriti tek porta e hekurt që u hap ngadalë dhe vrapoi pa ditur se ku. Më në fund gjeti kurajon,guximin për të arritur atë që donte. Nën ndriçimin e hënës së argjëndtë i ngjante një vegimi qiellor. Thellsive të saj vallëzonin shkrepëtima flake që rivijëzoheshin në sytë e bukur. Qenë ato shkrepëtima që Patri dalloi nga larg dhe vrapoi drejt saj. Folko, nxori një hingëllimë gëzimi. Qe ajo. Ngjante me një ëngjëll skalitur në mjegull, që ngadalë po binte mbi kështjellë. Ai zbriti dhe e mori në krahë. Ende nuk i besohej ….Folko vraponte i gëzuar !

Fragment nga romani i radhes.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.