Fabula
LISI
Një lis i thatë gëzimin se fshehu:
– Erdhën sëpata dhe asnjera s’më preu.
Kam fat,për besë shumë fat,
s’më vjen e keqja as nga lartë.
Ky lis i thatë me zell u tregonte,
ca lisave të rinj të pa rritur.
Një vetëtimë e egërsuar mjaftonte,
për ta lënë lisin të zhuritur.
SHIU DHE DIELLI
Tha shiu:- Më sheh,o mik!
se si e mbush vëndin plotë?!
I’a kthen dielli me vërtik:
– Unë vij këtu përditë,
dhe ti vjen një herë në mot.
QENI DHE MACJA
Thoshte qeni ju më shihni,
që nga ju jam më i miri.
Këto s’janë fjalë në erë,
por besnik që kur kam lerë.
U hodh macja,mori hak:
– Më i miri ti qen plak?!
Po të ishe kaq i mirë,
nuk të lidhnin me zinxhirë.
SAMARI DHE GOMARI
Një ditë samari bëri ankesën,
se ia shtonin përditë ngarkesën.
Tha gomari me nxitim:
– Peshën nuk e di samari,
por e di kurrizi tim.
KALI DHE BRESHKA
Breshka tek ecte ngadalë,
i thotë kalit urtë e qetë:
– Të dy jemi me samarë,
që na del mbrojtje në jetë.
U hodh kali:- Mere shtruar,
një fjalë timen do dëgjosh:
– Unë vij përherë i ngarkuar
dhe ti vjen e ikën bosh.
UJKU,BARIU DHE QENI I VOGËL
Ujku erdhi një natë në stan,
e ndjeu qeni i vogël
dhe nisi të lehë ham – ham.
Nga ti qerpiku fare si lot,
i tha bariu i mërzitur.
E di,- ia ktheu qeni i vogël,leh kot,
që të vijnë qentë e rritur.