Asnjë tjetër dashuri s’pranoja…
Ah këtë ëndeërr të bukur se përgjysmoja…
Qënka tepër e fortë për tu arsyetuar…
Ndjenjë e ëmbël pėr tu fantazuar…
Nga gjumi më zgjove mencuri tregove…
Jo këtë ëndrrën time nuk e copëtove…
Më tepër zjarrin ti ma shtove…
Oh sa bukur nga vetja s’më largove…
Ti bëhesh kaq e vërtet kur të mendoj…
Këtë ëndrrën ma bën ta realizoj…
Si në përralla eja atje të përqafoj…
Eja ëndrrën deri në fund ta çojë…
Atëher çka mbetur eja ta jetojmë…
Dashurinë mes nesh ta përfundojmë…
Zjarrin e ndjej më djeg si një vetëtimë…
Flaka tek ne ah është si një vezullimë…
Të kujtova si një vegim ëngjëllor…
Të mora të putha të futa në kraharor…
Ëndrrën ti fillove me puthje me mbulove…
Trupin ma drodhe shpirtin ma dogje…
Duke e ditur se vec një gëzim kisha…
Të më zgjoje dhe unë tek ty vija…
Le të jet mëkat dua ta provoj…
Këtë dashuri me ty dua ta shijoj…
Jo nuk pranoj tjetër vec ty të ëndërroj…
Dashurinë e zjarrtë tek ty po e zbuloj…
E brishtë kjo dashuri më e fortë frika…
Më jep puthje me afsh,më pas më thua ika…
Ah kjo dashuri për mua është me vlerë…
Epshi, druajta dhe trupi bashkë janë përzjer…
Si pishtar të ndezur me pare më pas e fikën…
Më bën dhe ti mua të ndihem ngadalë…
Si një ëngjëll më del e shpejt prapë më iken…
Ti më pushton trupin me puthje më lë pa fjalë…
Unë ëndërroj sërisht me të njëjtën shpresë…
Të lutem mos më ikë se pa ty do vdesë…
Nje poezi 15.10.2000.
Nga Lika Prishka Burgjia