“””””””””””””””
Dielli do lind pari miku im…
Vargu më ngeci si një kafshatë,
S’kapërdihet mjerimi endur në shtëllungat e tymit,
Drita e shpresës u venit miku im
Dielli do lind përsëri…
Vargu si muzikë më ngeci…,
Muza e poetit u thye,
Yjet e shpresës nuk shuhen…
Në këtë vulg të brishtë.
Dielli do lind pari miku im,
Bisqe të rrinjë do shpërthejnë,
Në lisin e moçëm të gjakut do ulemi,
Si dy miq të kuvendojmë për retë.
Qielli u ça shpresa u venit…
Në rrugëtimin mes tufanesh,
Meteorët e ëndrave nuk vdesin,
Dhe zëri i lirisë nuk tretet…
Vargu, ah vargu..
Ai është i ëmbël si sheqeri, e i idhët si helmi,
E unë endem mes shkronjave dhe fjalëve,
Me lapsin mprehur kuvendoj me vargun.
Si fëmijë kërkoj pak dritë në fund të tunelit,
Përplasem me vargun si rebel…
Se ai është i vetmi ngushëllim për mua,
Të qetësoj shpirtin e gjumin trazuar.
Dielli do lind pari miku im,
Se mëshira dhe paqa do ngrohin retë,
Si dy miqë do kuvendojmë…
Të puthim hënën e qetësojmë retë.
Nexhbedin Basha