11.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Sofia Bonjako

Ndjenja te perziera..
Dashuria nuk humbet
nga nje termet
vullkani nuk shuhet
me nje rreke
mendja ujitet nga mendimet
zemra shtrydhet nga kujtimet
te bukura,
te shemtuara.
Te gjitha te trazuara
ziejne ne shpirt
si kazan i perveluar.
Ankesat takojne
njera -tjetren
tregojne fytyren
e deshperuar.
Buzeqeshja kthehet
serish
cdo te keqe
e mbulon.
Shpirti
si petale trendafili
cele e lulezon.
Serish dashuria
merr zjarr
nga shpuza
e buzeve te thara
sikur dielli i ka rreshkur
dhe
sjellin pranveren
nga e para.
Shkelqejne syte
e ndrijne pertej
si hena
mbi male
Sofia Bonjako..24..5..2022..Himare..
“”””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Shiu i pare…
Nje rrjedhe e vogel
rridhte rreze nje kodre.
Ishin shirat e pare.
Pemet ngriten kryet
bari i njome tendoste veshet
donte te degjonte
rrekene e pare
priste me padurim ate mrekulli.
Rrekeja u be lume.
Valle hidhnin rrenjet e gezuara
etja e tyre po shuhej ngadale.
Ishte
jeta
natyra e gjelbert.
Rrjedhja u shtua
u freskua cdo dej ne toke
frrymarrja u qetesua
dielli i ledhaton te.
Luleshqerrat celen
aty
ku djali
mblodhi tufen
ja fali dashurise se tij.
Shkelqenin syte e saj
nga dashuria e vertete..
..Sofia Bonjako..23..5..2022..Himare.
“””””””””””””””””””””

E vetmja rrugic..
Ishte e vetmja rrugice.
Kaluan kohe qe atehere
dhe nuk ka ndryshuar.
Ajo mban aromen
qe vaditem kalldremin.
E qendisem me fjale te ngrohta
me afshin e dashurise
ne erresiren e dimrit
ne akullin e kallkante
ne ndricimin e henes.
Ajo rrugice mban arome dashurie
puthjet e para
qe perqafonin guret
embelsine edhe shijen
e buzeve
qe perzihej
me manushaqe e trendelina.
Ajo rrugice e skalitur
me mallengjimin e fshehte.
Edhe perse u mplakem
ajo na kthen ne jete..
..Sofia Bonjako..20..5..2022..Himare..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.