….Ikin vitet, secili merr rrugen e vet, por kur takohen nje dite, perseri kujtesa te therret si dikur.
Ishin shoke ne shkolle ne Berat. Paralel jo ne nje klase. Te dy e njohen Ate ne nje mbremje te organizuar ne raste festash. Me te dy Ajo kerceu. Te dy i shprehen dashurine. Kishte shpresa miku im ne nje takim te afert. U takuan te dy, Ajo ishte teper e bukur, e brishte dhe dinake. E kerkoi disa here te dilnin mbasdite. Kur mendoi se e kishte ne udhen e mbare per te shperthyer “ndjenjen”, u zhgenjye. Hyri ne mes nje çun i bukur i po atij paraleli. Çun qyteti, teper komunikues, dhe keshtu “endrra” e mikut itm u venit, pa leshuar as sythin e pare.
E futi ne kasaforten e kujtimeve. U harrua ne rrugetimin e jetes se vet.
Por nuk ishte e thene, qe ajo plage qe e kishte mendur te perthare do te kullonte aq gjak sa ate dite.
Ne Institucionin ku punonte ne qytetin e tij te lindjes, u shfaq papritmas, Ai qe ja kishte rrembyer “dashurine” e tij ne kaperximin e pragut te fillimit ..
Nuk e dha veten tere ate jave. Por supriza erdhi ate te shtune, ku shtruan dreken ne ate kolal ne dalje te qytetit.
Shoku, miku dhe shoku, miku dhe eprori ishin perballe tij ne tavolinen e “burrave” te pijes. Te dy pinin me maraz. I pari per te harruar ate “gervishje” plage dhe i dyti per ti futur tryelen dhe te bente qe plaga te gjakosej aty ne vendin me delikat.
Kur e tejkaluan te dy normen e pijes, doli ne pah dhe “kontrakdita” e grumbulluar nder vite.
-Erdhi momenti ti lajme “hesapet” miku im- klithi miku im kolegu ku punoja dhe une.
Ma rrembeve nga shpirti ate dashurine time te pare. Do me vinte mire qe te pakten te perfundoje me te. As ti nuk e gezove deri ne fund.
Shoku, miku , eprori e veshtroi ne bebe te syrit dhe u pergjigj:
-Nuk desha shume pune ta fitoja, ishte nje moment dhe pastaj ti e di si vazhdoi.
Ajo sot eshte diku ne emigracion.
Por te dy “gjelat” e asaj epoke, nuk e lane me kaq. Pine me fund per shendetin e saj, dolli dhe kur u nxehen gjakrat, dolen edhe ne arenen e lokalit nje hapsire e lire, ku ne te majte ishte dhe pishina ku mund te shuanin flaket e brendeshme te tyre. Kolegu im pasi piu goten e fundit te dollise ju sul fizikisht, shokut, mikut dhe eprorit te vinte ne vend “personalitetin” e meperkembur te djaloshit fillestar ne dashurine “aguridhe”.
….U turem ne per ti ndare, ne nje moment kolegu yne na “rreshqiti” nga duart dhe nen efektin e alkolit dhe te shpirtit “djaloshar” te plagosur u rrezua ne shkallet dhe keqas u gjakon ne afersi te syrit te djathte, plage qe i ka mbetur shenje edhe sot, si kujtim i dashurise se humbur….