“”””””””””””””””””””””””
ARKA E SADAKASE
Bamiresia eshte rruga drejt lumturise.
Ata jane dy, moter e vella, femije te nje familje myslimane. Prinderit u kane blere nje arke te vogel kursimi dhe aty hidhnin here pas here monedha qe u falnin prinderit apo te afermit e tyre. Leket i ruanin dhe me to do te blinin dhurata per diten e Bajramit.
Kishte filluar Ramazani e ata numuronin ditet, derisa te vinte festa e tyre, festa e Bajramit. Per ate dite te shumepritur femijet zbukuronin shtepine me prinderit e festonin te gezuar.
– Na bli dhe nje arke tjeter,- i thote nje dite vajza nenes se saj.
– Perse, kur ju e keni arken se bashku me vellain? Si kemi thene, ju jeni moter e vella dhe gjithcka e keni te perbashket.
– Jo mami, kete e di, ne gjithmone do jemi bashke e gjithcka do ta kemi te perbashket. Dua nje arke tjeter por jo per vete. Ate do ta quajme arka e sadakase. Aty deshiroj te vendosim nje pjese te lekeve qe do te na mblidhen. Se shpejti vjen festa e Bajramit dhe dua qe te gezojme dhe nje femije tjeter ashtu si gezohemi dhe ne kur blejme dhuratat per ate dite.
Mamaja ngeli e befasuar por dhe u gezua tej mase nga kjo deshire e vajzes se saj. I mori femijet prane dhe i puthi ne balle.
– Ju lumte femije, shume mire keni menduar. Ate qe kemi duhet ta ndajme me njerezit ne nevoje. Le ta blejme arken qe ju deshironi.
– Ska gje mami, te mos harxhojme leke per ta blere arken . Ne mund ta bejme dhe vete ate dhe le ta quajme “arka e sadakase”.
…Ditet kalonin e leket shtoheshin nje nga nje ne arken e kartonte. Femijet ndiheshin te gezuar qe do te benin te lumtur dhe nje femije tjeter me leket qe kishin mbledhur.
Dy dite para Bajramit, pasi u cuan nga gjumi idrekes, se bashku me prinderit shkuan ne nje qender tregtare per te blere dhuratat e tyre. Mbasi bene pazarin, gjithe gezim u kthyen per ne shtepi me dhuratat ne duar. Afer pallatit shohin Elen e vogel. Femijet luanin shpesh me shoqen e tyre. Vogelushja terhoqi nga dora nenen e saj dhe u afrua prane femijeve. Nena e saj u skuq dhe shikonte e pikelluar Elen. Sa do te donte qe edhe ajo ti blinte dicka te bijes.
– Teta Flora, te lutem merre kete arke kartoni. Aty kemi mbledhur disa monedha per Elen. Ato nuk jane shume por mund te blini dikca qe ajo ka deshire.
Flora ngelet e shtangur dhe shikon prinderit e femijeve. Me duart qe i dridhen merr arken e kartonit dhe i falenderon ata.
– Blini ndonje gje per vajzen- thote nena. Ata jane shoqe me Elen. Se shpejti eshte Bajram. Leket i mblodhen qe dhe vajza juaj te gezoje tok me ta.
Rrahman Xhaferllari