15.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Mark Gjetja

Pulbardha.

Një pulëbardhë i sillej lagunës rreth e qark,
e bregut të detit qante pa pushim,
për zogjtë e sajë që ikën larg,
i kërkonte folesé,
për t’u dhéne ushqim.
Zogjtë morën krah e qiellit fluturuan,
kapërcyen detë e male né perëndim,
pulbardha me vite duke i kërkuar,
ata mé su ndien e lanë në harrim,
Qante pulbardha qante e vetmuar,
kujtonte të vegjëlit që i rriti me
mundime,
i kërkonte valëve të detit e trishtuar,
sa shpejt u harruan puthje e përqafime.
Sa herë me trup të sajë i kish mbuluar,
nga të ftohtit e egër në dimrat e acarté,
sa herë pa ushqim për vehten kish kaluar,
për të ushqyer të vegjlit s’pushonte ditë as natë.
Tani folësé qëndronte, nuk ndihej e gjallë,
i lutej perëndisë që zogjtë ti ndihmojë,
qante me dénesé e i kujtonte gjithé mallé,
që një ditë zot i madh përsëri ti bashkojé.

Kur zogjtë u kujtuan nënën për té gjetur,

të mblidhen së bashku të lumtur si dikur,

Nëna kish vdekur nga malli ish tretur,

nga të ftohtit ish ngrirë ish këthyer në gur.

“”””””””””””””””””””””””””

Te pres e Dashur .
Te pres e dashur te près si dikur ,
mbi floke te vendos kurore té bardhe ,
ca yje ti zbres ne kuroré ti thuré
ti je prandvera qe près me ardhe.
Ka vite qe ndoshta me ke harruar ,
mungeses tende si beje dot ballé,
dhe reté ne qiell sikur jané shtuar ,
e zbehte drité e henes ,
shihet shume ralle.
Mos harro te vish kur prandvera te dale,
kur qershité me lule te bardha te jene mbushé,
kur pulbardhat detit fluturojné mbi valé,
e une nektarin ta mbledhé mbi buzé.
Do shtrihemi si dikure mbi barin e njome ,
te thuré nje kuroré me lulet e qershisé,
me flladin e eres eja ti freskomé,
te zgjoi dhe njeheré mallin e dashurise.
Dashurine ta qendise me ngjyrat e ylberit ,
enderrat me ujin e kristalté ti zgjojme,
kur shoh syte e tu ,shohe kaltersine e qiellit ,
nen driten e yjeve eja perqafom .
Bukuria jote si mrekullitë e natyrës,
çdo ditë bente drité ne syté e mi,
në u shperndamé si yjet hapsirës ,
por malli ne zemra ziente perseri.

Jam i lumtur te kthehem si dikur buze teje,

perqafuar te qéndrojme dhe nje here si me paré,

malet ti kapercej mbi krahet e nje rejé

diellin ta zbres mbi syte e tharé.

“”””””””””””””””””””

Për ty Néné.
Atje në parajsé ,ti je shumë larg,
e di se shpirti té qané për ne,
dy pika loti rané mbi shtrat,
si drité ike qiellit népér re.
Sa prita njeheré té vish tek uné,
ti néné nuk vdes atje bén drité,
i humbur Europës në një katund ,
s’munda té harroj ty asnjë dité.
Naté e errét, mbushé ploté me re,
stuhi dhe vetétima, qiellit pa fund,
mjegulla ,méngjesit dritén i zé,
diellin po presim ,kéto re ti shkund.
Uné i humbur ,errësirës në emigrim,
maleve fryjnë era të ftohta e të acarta,
dalléndyshet qajnë kétu në perëndim,
përtej deteve e horizonteve të largëta.
Atje ku unë linda, është vendi im,
plotë fusha , pyje e male té larté ,
shqiponjat bjeshkëve në fluturim ,
ku lind dielli i ngrohtë e rreze arté.

Atje do flejë i qeté dhe shpirti im,

s’do keté mé errésiré ,as nata,

jeta do marré ,njé tjetér kuptim,

éndérrat bashkohen ,me dashurité e zjarrta.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.