Parmbreme pas mesnate diku ne nje pallat ne Shkoder ra zjarr,e si pasoje nje e moshuar kishte pesuar djegie te renda-ky ishte lajmi qe mediat e portalet percollen.
Por per asnje çast nuk e mendova se ajo e moshura qe flitej,ishte Luiza Trebicka Vujoshi ,mikja jone e dashur qe shpesh ndanim kafen.
Nje grua e rralle,nje profesoreshë e nderuar,nje intektuale qe Shkodres e jo vetem i kishte dhene shume,nje zonje qe kishte mbartur me vete kulturen korçare e pasuruar me ate shkodrane per tu bere e dashur e aq e kendshme ne biseda.
Para dy javesh e gjeta ne kafe me nje shoqe..u ula te tavolina ngjitur mos ti trazoja por me thirri.Nuk ngurronte kurre tu thoshte miqve te saj fjalet me te mira per mua,per femijet e mi,e me dhjetra urime e bekime qe nuk i harroj.Me tha se e kishin kerkuar tu jepte mesime pikture femijeve te vegjel ne nje qender-po ku mundem une moj Bone me tha.
Mundesh mundesh ja ktheva,sa vjen nga shtepia ne kafe e rri disa ore..kete kohe e ndan me fëmijet e do të shohësh qe do marresh shume kenaqesi.
U ngrit e më puthi duke psheretire’po si nuk ma prishe njehere’
Me perqafoj fort kur u ndame..i kishte syte me lot.
Rruga e mbare per te femijet me tha,nuk e di kur vjen po dije se te dua si çupen time.
Se pashe më!
Sonte Luiza nderroj jete.
E une ndjej dhembje,sepse ajo grua me ate shpirt artisteje e plot miresi,nuk meritonte nje fund aq te tmerrshem.
U prehsh ne paqe Luize e dashur
Ngushellime djalit e vajzes,te afermve,miqve e dashamiresve e gjithe Shkodres.