11.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Sahit F. Osmani

NGANJËHERË
Nganjëherë,e shkurtër më duket dita
kur mendoj që kurrë s’do të kthehet
udhton e mbushur përplot me ngjarje
duke lënë gjurmë n’kalendarin e jetës
Nganjëherë e shkurtër më duket nata
kur lart në qiell ndizen hëna dhe yjtë
gjërat e pavlera nisin të marrin frymë
e terri ëmbëltohet me ngjyrat e dritës
Nganjëherë shkurtimi ditës e i natës
me thesaret e fshehura më tërheq
s’më le që të merrem me diçka tjetër
me diçka që pa arsye në jetë të vret
Nganjëherë sa e gjatë më duket dita
kur fatin tim nis ta korigjojë trishtimi
n’ballë më shfaqen rrudha të hidhura
e dhembjen me duar e mbart shpirti
Nganjëherë e gjatë më duket nata
ëndrrat e bukura në çast m’i rrëmben
dhe dashurinë ma fshin nga kujtesa
duke më lën të vetmuar pa asgjë-në
Nganjëherë ashtu në jetë përsëritet
e shkurtër dhe e gjatë: dita dhe nata
duke pasuruar me çaste të shkurtra
e duke varfëruar me gjëra jetëgjata…
“””””””””””””””””””””””””””””””””””

ETJEN E SHUAN EDHE ME NJË PIKË JETË
Shembëllimi yt ,me shpirtin plot dritë
dhimbjet e trishtuara i shndërron në dashuri
që asgjë mos të mbetet e hidhur në zemër
etjen e shuan edhe me një pikë jetë
Në bebëz të syrit fijet e fatit dridhen
nga mëkati i dashurisë që lakmoi ta shohë
veshur me petkun e pendesës kërkon mëshirë
vetëflijimi sfidon vdekjen nëpër kohë
Në thellësi të shpirtit dhemb shpërfillja
për dritën që shpërthen në zemrën e etur
me fytyrën e dashurisë në kohë të ndryshme
që etjen e shuan edhe me një pikë jetë
“””””””””””””””””””””””””

ME BESIMIN SE EDHE NJERËZIT
MUND TË JENË YJE
Kadrush Radogoshit
Me besim, si shkëmb qëndron i patundur
Pret ditën që vjen, natës t’i japë fund.
Rrezaton si dielli me thesaret e veta
Me dashuri të ushqehet njeriu i mirë
Brenda gjeografisë së atdheut.
Të mirat që krijon i gëzon me të tjerët
Fle i qetë në krahët e ëndrrës
Kur vizaton hartën e gjelbërt të së ardhmes
S’qëndron i varur, por me artin e tij,-
Ngjitet lart për të kapur kufijtë e universit
Me besimin se edhe njerëzit mund të jenë yje.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.