7.5 C
Tiranë
E shtunë, 28 Mars 2026

Teuta Biçaku

Yje

Konstelacione të magjishme,

në errësirë të kthjellët

vere a dimri.

Shfaqje të papërsëritshme hijesh

të gjata,

të shkurtra,

të rrumbullta,

thatime…

në mëngjeset me dritë,

mesditë apo pasdite…

Por yjet nuk ndriçojnë,

ato përcjellin fotone energjie,

duke u djegur

me pikla të panumërta drite.

Teuta Biçaku maj 2022

“”””””””””””””””””””””””””

Koha
Koha është frymë, bija ime,
ajo frymë që jep shpresë, jetë.
Koha është buzëqeshje, bijëz
që mrekullisht syve rrëshqet.
Koha është fjalë, e mira ime,
që vishet me frymë e buzëqeshje.
Koha është prekje e butë
që ëmbël kthehet në përkëdhelje.
(Koha mbi frymë, fjalë,
buzëqeshje, ledhatim ngrihet,
i ka më të forta themelet)

Koha është dorë ndihme

që merr, por më së shumti jep.

Koha është sy i mprehtë

që lotin për ta fshirë nuk pret.

Pa koha është pagjumje

kërrusur mbi libra e dije,

është dhe nanuritje ëndrrash

a shtegtim kënaqësie.

E koha është shkronjë-libër,

shkruar për ty nga të tjerë,

përkushtim ndaj gjësë së vogël

që i jep kuptim dhe vlerë.

Koha është pus i thellë

që teposhtë të përpin.

Pa shuan etjen ( në di ta pish)

e qenien përtërin.

Mos thuaj bijë “S’kam kohë”

kërkoje dhe e gjen…

Dhuro kohë, se të kthehet

si më i bukuri refren.

(Tuti Biçaku

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.