6.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Klodi Maria Bezhani

E urte si Penelopa.
End dhe end si merimanga,
Endja dukje s’ka per syte..
Ngjitem-zgjatem,ec perpara
Drejt pa frike ku jane hyjnite..
Urte e bute si milingona
Pak nga pak, por per cdo dite..
Mbledh ,ndriçoj me dije skutat
Qe te ndrij si perendite..
Pres e pres si Penelopa,
End e prish,dhe prish e end..
Per ata qe kane sy balli
Duket sikur rri ne vend..
Endem ..turrem rruges sime,
Me dashnin ec veç perpara..
Veç kaq “pak “ i duhet qenies
Te jetoje si ne perralla..
Puthen-humben ne nje qenie,
drita,Dija,dashuria
Graviteti s’ka me vlere,
Humb kuptimin historia..
Diten end dhe bej me dije
Naten shthurrja vendin ka..
Dhe krijohet pafund’sia
Madheshtia Kabala…
Dhe kuptoj se Odiseu,
Mbetur larg rruges ka mbet
Sepse loja e “sirenave”
Hera-heres ben termet!!
End se endja eshte vec koha,
Tempi,ritmi,perjetesia
Rikrijoj,pastroj te djeshmen
Lind serish si pafundsia..
Pres me shpres si Penelopa,
Besa prova do,pranoj
Kthenen pas ujqer dhe jena
Dita jote s’do vonoj..
Drejtesia farë u mboll
Si filiz cdo dite po rritet
Erdhi koha Ti te kthehesh
bota mbarë le t’tronditet..,
Syt tek Ti i kane të tutë
Koha për ta vlerë nuk ka
Ti mes emrash je ASKUSHI
MISTERI I MOCËM KABALA..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.