14.5 C
Tiranë
E dielë, 29 Mars 2026

Kujtim Q. Agalliu

Koha e qeshisë…

U POQËN QERSHITË (ripostim)

U poqën qershitë

Dhe tregu po mbushet plot,

kanistra e kosha me rubin të kuq

po na lëbyrin sytë.

Ne shtangemi para etiketave,

çmime që xhepi nuk na i mban

dhe pranë s’guxojmë të shkojmë.

Por ti, e dashur,

këtë fund pranvere

dy buzët rubin jepmi t’i puth,

dhe unë…i kam ngrënë

të gjitha qershitë e botës.

“”””””””””””””””””””””””””””

Poetja Ermira Zhuleku (Zavalina) lindi më 28 prill 1977 (Devoll, Korçë) dhe vdiq më 11 shtator 2021 (Nicë, Francë) nga një sëmundje e rëndë akute.Mund të jetë një imazh i 2 persona, lule dhe teksti

Ajo iku, ashtu siç ikim të gjithë një ditë e një orë, por ikja e saj ishte ndryshe nga ikjet e tjera të zakonshme. Fizikisht u largua për të mos u kthyer më, por pas sa la një copëz të shpirtit të saj të dëlirë, la të përjetësuar rininë e saj, gëzimet, brengat, zhgënjimet dhe çastet e lumtura që kaloi në atë jetë të shkurtër.

Një njeri mund të rrojë edhe 100 vjet, dhe përsëri nuk ka jetur fare. Vitet janë shumë, por e llogaritur me jetën e tij të vërtetë, ata janë vite bosh të një jete po aq bosh.

Ndryshe ndodh me Ermira Zhulekun (Zavalinën), Jeta e saj u ndërpre para se të mbuhte moshën 40 vjeç, përvjetor, të cilin e mbushi më 28/ 04/ 2022, por jo, por jeta kurrësesi e saj do të vazhdojë edhe pasv dekjes. Shpirti i saj ende shtegton nga zemra e njërit te ajo e tjetrit, nëpërmejt poezisë së saj, aq të ndjeshme, aq shprehëse dhe po aq prekëse. Në vëllimin e saj me poezi, ajo ka shpalosur shpirtin e saj me të gjitha që ka përjetuaar, të mira apo të këqija. Ky vëllim poetik, është fillimi i përjetësisë së saj, që do të jetë krenaria e familjes, si dhe e fëmijëve së saj.

Sot ajo e mbushi një vit që ne nuk e shohim në faqet e FB, të cilat i mbushte me buzëqeshjen e saj të pashteruar. Megjithatë, në buqetën e saj me poezi të librit “Buzëqshje pranverore”, ajo do të jetojë gjatë, shumë e shumë herë më shumë se ndonjëri që e ka kaluar 100 vjeçarin…

E pahartruar qoftë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.