Hyrje.
Pse po shkruaj ?
Ne karrieren time te gjate ushtarake kam njohur me qindra e qindra kuadro te ushtrise popullore.Te ushtrise shqiptare. Nje pjese prej tyre i kam patur eprore, komandante, komisare, edukatore te mi, te cilet veçse me kane mesuar, me kane ofruar edhe dashurine dhe vleresimin e tyre per punen time. Shume syresh i kam patur kolege, me te cilet kam bashkepunuar per realizimin e detyrave te shumta e te rendesishme ne fushen e mbrojtjes. Nje pjese te madhe i kam patur vartes te mi, te cileve ne permbushje te funksioneve qe kam patur u kam kerkuar te jene te zote e te perkushtuar ne realizimin e detyrave e te funksioneve te tyre ushtarake.
Fatkeqesisht, institucionet e shtetit shqiptar, edhe ata ushtarake, shoqeria shqiptare e kane mohuar krejtesisht punen dhe kontributin e tyre ne interes te mbrojtjes se vendit, madje edhe e perçmojne kete pune e kontribut, perçmojne djersen dhe mundin e tyre. Argumenti kryesor i ketyre mohuesve eshte se ne, ushtaraket, nuk u perballem me asnje lufte, veçse shpenzuam qindra e qindra milione per mbrojtjen. Ne fakt kane te “drejte”. Ne nuk beme lufte. Por keta mohues harrojne te thone se perse ne nuk u perballem me nje lufte, e cila mund te kishte pasoja katastrofike per vendin e per popullin tone. Ne, me punen tone, me pergatitjen dhe mbajtjen ne gatishmeri te nje ushtrie te forte, e larguam, e beme te pamundur luften. Realizuam ate çka ne terminologjine ushtarake quhet Kercenim Ushtarak. Perballe kapaciteteve dhe aftesive luftarake te ushtrise sone dhe te popullit te organizuar e te pergatitur ushtarakisht, kundershtaret tane hoqen dore nga çdo plan per pushtimin e Shqiperise. Edhe kaq eshte nje kontribut i madh. Nje kontribut qe mund te perkthehet me shpetimin e dhjetra, qindra mije jete te humbura dhe deme materiale te pallogariteshme qe mund te na sillte lufta. Per t’u bindur per kete kontribut te trupes te oficereve te ushtrise sone mjafton te njihesh me pasojat e luftrave per te cilat kemi mesuar nga leteratura historike, sidomos ato te L1B dhe te L2B. Ose te kujtojme pasojat e luftrave ne ish Jugosllavi, ku brenda nje dite, nga paramiliaret e Karaxhiçit dhe Mlladiçit u masakruan 8000 (tete mije) burra e djem ne Srebenice, te luftes ne Kosove, ne vitin 1999, gjate te ciles u vrane dhe u zhduken afro 15000 (pesembedhjete mije) shqiptare, u dhunuan e u perdhunuan me mijra gra e vajza ( flitet per 20 000 raste te tilla) dhe te luftes se ketyre diteve ne Ukraine, me mijra te vrare, me afro 12 milion qytetare te ketij vendi te larguar nga vendbanimet e tyre, brenda kufijve te Ukraines dhe ne Evrope, Amerike, Kanada e me gjere.
Kontributi i trupes se kuadrove te ushtrise sone ka patur nje Mision shume te rendesishem, i cili nuk lidhet, nuk kushtezohet nga ideologjite, nga sistemet (vlerat e te cileve kurdohere kane qene te diskutueshme), mbrojtjen e integritetit dhe te lirise se vendit, mbrojtjen e integritetit dhe te lirise se Shqiperise. Atyre qe e bene te pamundur nje lufte kunder vendit tone ne u kemi nje borxh te madh. Une personalisht ua kam kete borxh gjithe kuadrove me te cilet kam ndare vite pune e pergjegjesie te madhe, vite sakrificash te shumta ne kuader te realizimit te ketij misioni te madh, mbrojtjes se atdheut tone, Shqiperise. Dua ta shlyej kete “borxh” ndaj tyre. Nuk kam shume ne dore te bej. Ajo qe mund te bej eshte te flas, te shkruaj per punen e madhe dhe sakrificat qe ata kane bere ne interes te mbrojtjes se atdheut. E kete do ta bej sa te mundem.
Po e nis me kete liber. Po e nis me keta kuadro per te cilet kam shkruar deri tani. Mbase do kem kohe te shkruaj edhe per te tjere.
Shkrimet jane bere ne kohe te ndryshme. Per disa eshte shkruar me gjate e per te tjere me shkurt. Kjo nuk ka te beje me preferencat e mia. Mbase lidhet me ndjesite dhe kohen qe kam patur ne dispozicion per çdo shkrim. Veç kesaj une nuk kam patur te dhena biografike e te karrieres se tyre ushtarake. Kam shkruar vetem ” ashtu, si une i kam njohur” ata, te cilet i kam bere pjese te ketij libri. Madje, edhe fotot e tyre i kam nxjerre nga albumet e mija dhe nga rrjetet sociale, meqenese nuk kam patur foto te secilit prej shokeve per te cilet kam shkruar. Ndjese ne se ndonje foto nuk eshte shume e qarte dhe shume perfaqesuese.
I listova ne kete njoftim gjithe emrat me deshiren qe ata vete, te afermit e tyre, sidomos te atyre qe nuk jetojne me, te mesojne per kete fakt. Me deshiren qe ky liber te behet pjese e bibliotekave te tyre. Jo per te patur ne keto biblioteka nje liber timin, por per te patur nje liber qe i atribuohet, si vleresim por edhe si homazh njererezve te tyre te dashur, prinderve, gjysherve, te afermeve te tjere.
Per nje arsye personale muajin qershor do jem ne Itali. Keshtu, prezantimi i librit mund te behet ne gjysmen e pare te korrikut 2022. Do t’ua dija per nder cilitdo qe do me ofronte ndihmen e tij per ta bere sa me mire kete prezantim.
Deri diten e prezantimit librin do ta gjeni ne adresen:
Qendra “Gurten”
Rruga e Kavajes, ish stabilimenti “Mihal Duri”, ne krah te rruges se ambasadave, (ne katin e pare te se ciles eshte Intesa Sanpaola Bank).
Nr kontakti.
Birçe Mataj,
(nje nga kuadrot e njohur te Dzb dhe ushtrise sone),
cel. 069 40 05 258