3.5 C
Tiranë
E hënë, 30 Mars 2026

Doloreza Spiro

Stinë dashurie!

Ka dalë shpirti në këtë stinë Pranvere
Mbi trëndafil e gjeth
Si bleta nektar dashurie mbledh.
Pjalmon pemën e dijes
Diku të harruar…
Edhe pse s’është “Mollë e ndaluar “
Ka dalë shpirti në këtë stinë Pranvere
Në maja mali e detit breg më breg
I lutet erës, i lutet dallgës
Të mos ja rrëmbejnë njeriut
Frutin e dashurise që ajo pjek…!

Doloreza Spiro 11/ 05/ 2022

“””””””””””””””””””””””””””””””””

Askujt si erdhi keq..!
Askujt s’i erdhi keq për mua!
As ngrica jote,s’mi thau petalet.
Gjeta force e luftova si grua
Durova dhimbjen, po m’u vranë fjalët
N’akullin e jetës, shpesh rrëshqita
Eca këmbadoras, me mish e thua.
Qeshën kur rashë ,qanë, kur u ngrita
Luftova ,si burrë dhe pse jam grua!..

Doloreza Spiro 5/04/2022

“””””””””””””””””””””””””

Zemra e Nënës pse lëngon
U poqën mollët, rrushi, rrjedh rakia
Po dasma s’ka ,sikur ka rënë zia.
Djemve u erdhi sëra të martohen,
Po rrallë sot ata kujtohen…
Askush prej tyre thotë për t’u lidhur
E kanë mendjen të ikin larg në botë.
Pikon mbi vatër loti i hidhur
Një fjalë të ndalen
Dhe pragu i shtepisë dot s’u thotë .
Ikin, veç ikin
E shkretë rruga…
Pas tyre edhe vashat tufa – tufa
Ç’është ky fat i tillë për ne
Kush do ta bëjë pjellor këtë dhe?
Ca nga marria dhe skamja
Të tjerët nga lufta
Shtegtojnë nëpër mjergull
Si zogjtë tufa- tufa
Po vjen behari e thahet bari
Qan zemra ime në burg nga malli
Kujtohen nganjëherë, ose aspak
Të vijnë e ta përcjellin
Atë që i rriti – murgun plak
Tani e gjora unë nuk i njoh hiç
Një thotë jam Jorgoja, njëri Xhuzepja
Tjetri jam Flic!
Fëmijet e tyre nuk thonë dot as Nënë, as tungjatjeta!…
Vallë ,kur të vdes, si do t’i thonë edhe vendit tënë unë e shkreta?!

Doloreza Spiro 28 /03/2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.