7.5 C
Tiranë
E shtunë, 28 Mars 2026

Serjan Cacaj

Figura te Shquara nga Bolena

ISUF BUSHI I PARË ATDHETAR I SHQUAR, MIK DHE BASHKËPUNTOR I NGUSHT ME ALI PASHË TEPELENËN.

Isuf Bolena, siç i thërrisnin në kurbet, sepse mbiemrin e kishte Bushi, lindi ne Bolenë në 6 maj të vitit 1776, në një familje me tradita blegtorale e patriotike. Gjyshi i tij, Isuf Bush Rexhepi qysh në rini, kishte punuar në sarajet e familjes së Vlorajve në Velabisht të Beratit, pastaj shkoi ushtar në viset e Perandorisë otomane. Këtë gjë bëri edhe kur u kthye nga ushtria.

Mbas shumë mundimesh, sa në një vend në tjetrin, Isufi bashkë me Halil Hysenin nga Tërbaçi, zunë punë tek Ismail Beu në Vlorë. Ismaili bashkë me të vëllanë, Beqir Beun, duke vënë re tek djemtë disa cilësi të larta, i pajtuan si trima të tyre.

Të lidhur me bejlerët, Isufi me Halilin, u miqësuan me shumë figura të tjera të njohura si brenda Vilajetit dhe jashtë tij. Të parën miqësi që zuri Isufi ishte ajo me Ali Pashë Tepelenën. Ai bashkë dhe me Haliko Sulin, ndihmuan Ali Pashën në ndërtimin e Kështjellës së Palermos. Lidhja e Isufit me Ali Pashën, bëri të njihej e të lidhej edhe me figura të administratës së Aliut. Një nga ata ishte dhe Cane Miftari, një nga diplomatët më të zot të Pashait nga Smokthina. Me njohje të tilla Isufi u bë një figurë politike. Një takim i rëndësishëm i tij ka qenë ai me Pukvelin në Korfuz bashkë me Aliko Sulin. Një nga problemet që u bisedua, ishin mendimet që i dhanë Pukvelit për konfliktin e Ali Pashës me Ibrahim Pashën e Vlorës.

Aq e fuqishme ishte bërë fjala e Isuf Bushit, sa ai ndikoi në lirimin nga internimi të Lame Petanit nga Kallarati dhe Halil Hysenit nga Tërbaçi, ku i kishte syrgjynosur regjimi otoman, në Trikalla.

Miqësia shoqërore që ishte lidhur midis Isufit dhe Miftar Aliut, u ngrit në një miqësi familjare. E motra e Miftarit nga Kallarati, Bedena u martua me Isufin. Miftar Aliu ishte njeri i shkolluar, kishte mbaruar teollogjinë Islame në Stamboll. Zotëronte gjuhët e huaja turqisht, greqisht, persisht. Bedena, edhe ajo kishte mbaruar shkollën dhe ishte një grua e kulturuar. Miftar Aliu ishte një atdhetar i flaktë, punonte për gjuhën e shkruar shqipe. Në verën e vitit 1846, duke ardhur nga Stambolli me një trastë me libra, vdiq në grykën e Selckës, afër Gjirokastrës, atje në një kodër edhe u varros.

Pas rënies së Janinës me vrasjen e Ali Pashës, valiu i atjeshëm, i kërkoi Ismail Beut dy trima besnik. Për cilësi të tilla Ismail bej Vlora, mikut të tij i rekomandoi Isuf Bushin dhe Halil Hysenin nga Tërbaçi. Tek Valiu ata punuan me përkushtim dhe u treguan shumë të aftë për detyrën që i’u ngarkua. Për cilësit e larta që kishte Isufi, Valiu e ngarkoi me detyrën e komandës së gardës që mbante rreth vetes. Në këtë detyrë Isufi, jo vetëm shkëlqeu, por me taktin e tij, tregoi zotësi të larta ushtarake. Disa nga punonjësit e e administratës së Valiut, dhe ushtarak të tjerë, e quanin gardën “Dinastia e Bushe”. Edhe Ismail Beu në Vlorë e kishte rritur reputacionin e tij. Valiu nuk e shikonte me sy të mirë simpatin e Isufit dhe as influencën e Ismailit, prandaj kërshëria e tij e vuri në lëvizje, organizoi një pusi kundër Ismail Beut, Halil Hysenit dhe Isuf Bushit. Në atë pritë u vranë Ismail Bej Vlora dhe Halil Hyseni dhe u pagos lehte Isuf Bushi.

Vrasësi e rregulloi largimin nga Janina në Manastir, po Isufi e Zbuloi. Vrasjen e tij e mori përsipër Zenel Gjoleka, i cili vrau Valiun. E motra e Ismail Beut bëri këtë vajtim:

Ç’e gjet Ismail bukurinë,

Kush e preu në Janinë,

Isuf Bushi vetëtimë,

çau mes për mes hordhinë,

ç’e plagosën derëzinë,

dhe në këmbë dhe në brinjë,

gjaku hidhej në vërvimë.

Me shoqërinë dhe miqësin që kishte krijuar, Isuf Bushi, ishte bërë atdhetar i flakët. Ai e urrente regjimin ottoman si një regjim shtypës e shfrytëzues.

Vrasja e Ismail Beut dhe Halil Hysenit, si dhe plagosja e tij në pusinë, në janinë vihej në rrezik jeta e tij, çdo ditë vilajeti Janinës ishte bërë një fole e rreziëshme grerzash e duhej larguar që aty, po Isufit i duhej të gjente kohën e përshtatëshme dhe të volitëshme që dezertimi i tij të ishte një veprim efektivë dhe i dhimshëm për regjimin, që ai t’i shërbente luftës së shqiptarëve. Kjo ide e kishte bërë Isufin të ishte në gadishmëri dhe të vepronte me njëherë, për të realizuar parashikimin e tij. Rastin më të volitshëm, të shkëputjes nga administrata osmane, dhe t’ia kthente armët atij, ai e gjeti qysh në momentin që shpërtheu Revolucioni grek për liri e pavarsi 1821-1829. Isufi njeri largpamës, tek fitorja e revolucionit grek, ai shikonte frymëzimin e shqiptarëve për t’u ngritur e bashkuar në luftën kundër sundimit turk.

Isufi u bëri thirrje ushtarëve shqiptarë, jo vetëm atyre që kishte në repartin e tij, po dhe atyre të reparteve të tjera dhe ata i’u përgjegjën me vendosmëri. Ata i shtynte jo vetëm dashuria për të parë atdheun e tyre të lirë, po dhe respekti që kishin për komandantin e tyre Isufin. Me ushtarët që dezertuan, u formua një repart me një efektiv të madh nën komandën e Isufit. Reparti i formuar vetëm me shqiptarë, u inkuadrua në forcat kryengritëse të popullit grek dhe ashtu i bashkuar hyri në luftë me armikun e përbashkët Osman.

Në Greqi Isufit i’u besuan veprime luftarake të rëndësishme, në disa krahina dhe në disa fronte lufte dhe kudo korri fitore të rëndësishme. Kjo e beri Isufin një ushtarak të rëndësishëm, trim dhe kuadër të zotë.

Fronti i fundit për të ishte ai i Korfuzit. Atje Isufi u ndesh në disa beteja, por kur Korfuzi ishte në prag të lirisë, në një luftë të përgjakshme me armikun, ai u vra. Në një gojdhënë flitet se për nder të Isuf Bushit u ngrit dhe një përmendore, por me kalimin e kohës ajo ose u shkatërrua, ose i’u dedikua dikujt tjetër dhe nuk është më. Kjo e dhënë qëndron në kufijtë e gojdhënës.

Rënia e Isuf Bushit ishte një humbje e madhe. Qe humbje për efektivin ushtar e oficer të repartit që komandoi ai, qe humbje për familjen e tij dhe për miqtë e fare fisin kudo që i kishte.

Sipas gojdhënave, por edhe nga sa përcjellin këngët, vajtimet për rënien e Isufit, së pari erdhi një letër personale. Ata që e njihnin Isufin, u kishte krijuar përshtypjen se atë njeri nuk e zinte plumbi e nuk e priste shpata, prandaj dhe nuk i besuan letrës që njoftonte rënien e tij. E para që nuk i besoi njoftimit ishte Zëra, nusja e Shabanit, vëllait më të madh të Isufit. Por nuk vonoi shumë dhe erdhi njoftimi zyrtar e bashkë me të dhe armët dhe rrobat e arta të tij.

Në njoftimin e parë e kunata bëri këtë vajtim.

Çelo Isufi a nata,

Nuk na besohet karta,

Po nuk të erdhi mandata,

Armët e rrobat e arta.

Por lajmi që kishte ardhur, kishte qenë i vërtë. Letra e dytë ishte dërguar me interesimin e

Çune Spaho Alikaj. Ai jo vetëm e kishte fshatar, po dhe kushëri të parë, baballarët vëllezër. Zëra, të kunatin e donte shumë, deri shkuar vëllait. Tek ajo ishte krijuar mendimi se atë njeri kollos nuk mund t’a zinte plumbi e nuk mund t’a priste jatagani. Për Zërën ai nuk kishte vdekje. Kjo ishte arsyeja që lajmit të parë nuk i’u zu besë, por kur erdhi lajmi dytë, dhe sidomos armët, ngjarja u bë e vërtet. Zëra bëri vajtimin e dytë me këto vargje:.

Çelo Isufi a nata,

derëzeza çelo.

Dy herë të erdhi mandata,

Po tani sosi e sakta.

Të erdhën armët pështjellë,

pisqoll e jatagan të vyer.

Çelo Isufi të pretë,

Mënga me dyzetë fletë,

T’a ka qepur Zëra vetë.

Rënia e Isufit, nuk hidhëroi vetëm fare fisin e tij, por tërë fshatin dhe ata që e njihnin jashtë fshatit, sepse ishin dëgjuar bëmat e tij atdhetare. Se sa të mëdha ishin ato, i përjetojnë dhe shumë këngë që i kushtohen Isufit.

Nga këto këngë dalin në pah shumë nga cilësit e larta që kishte Iauf Bushi, se ai ka qënë një burrë trim, aq sa besohej, se atë nuk e kapte as plumbi dhe as shpata e shigjeta, se ai ishte një kollos në radhë të parë nga mendimi dhe nga kultura që kishte. Mbi të gjitha, Isufi ka qenë një njeri i thjeshtë dhe shumë komunikues sidomos me vartësit e tij. Me këto cilësi ai u kishte imponuar respekt të gjithëve, aq sa fjala e tij ishte ligj i pakundërshtuar. Në luftë jepte vet shëmbullin i pari dhe i bënte ushtarët dhe komanduesit e tjerë, të hidheshin në zjarr pas tij. Ai ishte një organizator i zoti, si në punët për përgatitjen edhe në luftë. Për të gjitha këto, repartin që komandonte Isufi, shpesh e quanin “Dinastia e Bushit”.

Si njeri me ndjenja të larta patriotike dhe me kulturë të gjerë dinte t’a çmonte, ç’është liria e popullit, si mbrohet dhe fitohet ajo. Ishin këto arsyet që e braktsi ushtrin Osmane. Tek fitorja e revolucionit grek, ai shikonte dobësimin e perandoris Osmane dhe ngritjen në luftë të përgjithshme të popullit shqipëtar për liri e pavarsi.

Lidhjet miqësore të hershme të Ali Pashë Tepelenës me Isuf Bushin e Parë nga Bolena, nuk janë vetëm të rastësishme, por ato kanë një të vërtetë historike. Ali Pashë Tepelena, në moshën fëminore e adoloshente të tij, për shkak të përndjekieve që i bënte porta e lartë e Stambollit familjes së tij në Tepelenë, babait të Aliut, djali tij, Aliu u strehua dhe u mbrojtë për 6-të vjet në familjen e bolenasit Muço Sinan Leskoduka. Këto të dhëna konfirmohen jo vetëm në gojdhëna, por dhe në burime të besueshme arshivore dhe historike nga historiani Aqif Tartari, historiku i fshatit Bolenë dhe studjues të tjerë të njohur publikishtë nga fshati dhe krahina. Balil Nexha Niviciotë ishte nip ne Bolenë, biri i Inxhi Leskoduke, e bija e Muço Sinanit. Balil Nexha ishte një nga trimat, komandant luftarak i shquar i Ali Pashë Tepelenës i cili ra në luftën e Peshkopis së Gjirokastrës kundër forcave Turke. Trimërit e tij u sollën dhe në vargje nga krahina e Labërisë ku ndër të tjera thuhet:

“Balil i biri i Inxhisë,

Në brinja të Peshkëpisë,

Balilo, Balil nuri”…etj.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.