
Më pas mësova se autorja që promovohej, kishte ardhur bashkë me shoqen e saj Ylltare Ferati, dhe ishin nxënëse e studente të autores dhe mikes tonë Flora Idriz Peci. Ky prezantim ma shtoi besimin, se janë krijuese të përzgjedhura, dhe jo aq të rastësishme. Nxënia dhe edukimi prej një mësueseje që i motivon shije të bukura dhe kulturë e dije, përtej shkollës, duke i mbështetur edhe në eksperiencat e promovimit dhe botimit të librave, është një modelim që premton ardhmëri për këto krijuese cilësore… urime mësuese Florës për këtë mision largpamës!






