11.5 C
Tiranë
E hënë, 30 Mars 2026

Cikel me poezi nga poetja “Lumturije Fortuzi”

DERI KUR?

Me perpara kishte ne bote

me shume miresi,

respekt e dashuri,

tani mbrujtur njerezia me ligesi,

cmire dhe xhelozi.

Pa le kane sajuar dhe kovidin e line,

qe po na trembin

dhe ndajne me shume

nga ngjitja,tmerri,

vdekja e vetmia.

Gjer kur do te vazhdoje kjo gjendje?

Percarje,frike e poshtersi.

“”””””””””””””””

DHE PAS VDEKJES

Dhe pas vdekjes nuk jemi njesoj,

ca kane varre te thjeshta

e ca i mbyt mermeri,

ca rrethuar me lule

e ca te tjere kane humbur nga bari.

Ndahemi dhe pas vdekjes,

ne te pasur e te varfer,

te urryer e te dashur.

“””””””””””””””””””””

NUK E DIME…..

Ca e lusin dhe nuk ju vjen,

ca ne lule te jetes i gjen,

ca i kepute semundja vete,

te tjere ikin nga aksidente e sherr.

Nuk e di asnje fundin e tij,

nuk e di as kohen as menyren se si.

Ndofta me mire keshtu pa dite,

se do te vdisnim nga pritja

dhe frika e saj,cdo dite.

“””””””””””””””””””””””

JEMI TE NDRYSHEM

Te ngordh nje mace a nje qen

dhe te vjen keq.

E jo me te humbesh nje shok ,mik ,

a nje te shtepise.Secili ka menyren e tij

per te kaluar hidherimin,

ca flene ,ca rrine e gdhine,

ca i futen te ngrenes ,

ca te tjere qajne e psheretijne.

Secili ka menyren e tij

per te kaluar hidherimin ,o gezimin.

“””””””””””””””””””””””””””

KUSH LEU MENDJEN E VET PELQEU

Per te njejten gje qe ndodh,

ndryshojne mendimet e njerzve.

Keshtu eshte bere kjo bote,

cfare eshte e mire per njerin ,

per tjetrin eshte fare e kote.

Sa te mencur te vjetrit tane,

qe keto fjale te urta na lane:

“Kush leu ,mendjen e tij pelqeu.”

“”””””””””””””””””””””””””

MIKU NE LABERI

Nje bisht me 2,3 kile mish

i vihej mikut perpara,ne laberi .

E derdhej lume rakia,

me meze e gjithe te mirat,

kishte dhe dollibash.

Pa ndizej kenga labe,

per trimerin e lasht.

Njeri ja merrte,tjetri ja priste

dhe me iso kendonin te gjithe bashke.

Kete mbaj mend qe me tregonte im ate.

Tani nuk di me gjate ,

e presin ne shtepi mikun apo ne restorant?

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.