17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Abide Peci Gashi

BUKURITË E QERSHORIT NË VENDLINDJE
Në vendlindjen time me rrugët e bukura zik-zake, sot sikur dua të lumturohem! Ulur mbi barë e përmalluar qëndroja duke soditur bukuritë e qershorit që kanë mbuluar me blerim natyren për rreth! Më kaploi një ndjenjë e papërshkruar kur mbi supin tim zbriti një flutur e bardhë kur po mblidhja në buqeta kamomila ,erdhi andej nga lëndina e bleruar! Fillova dhe meditova një sekond dhe thash me vete , vargjet më të bukura dhe më të dlira mi kan falur këto rrugë zikzake në mes lëndinash me lule plotë ngjyra, vjollca, tulipan dhe kamomila gjithashtu kajranfila dhe trëndafila të qelur, ku për çdo çast ua kam shijuar aromat dhe jam ndjerë e lumtur! Këtu shtrihet vendlindja ime mes maleve me shtëpitë e bukura me kopshtet e lulëzuara përpara dere, që janë ndërtuar pas lufte mbi themelet e kullave historike që kan lindur dhe rritur trima të flijuar për lirinë e vendit sa herë e ka kërkuar koha! Këtu ku ndjehën këmbanat, ku lartë kullosin tufat me dele, këtu majave të saj për rreth fluturojnë shqiponjat, dhe rrënzë bjeshke rrjedhin burimet që joshin çupat me flokët plotë kordele, ku freskohen me ujin e kthjelltë që buron nga malet dhe ecë përmbi gurët si kristal! Këtu shpirti im e gjenë parajsen dhe qetsinë dhe zemra ndjehët e çliruar, këtu jam e lirë dhe e mbushur dashuri dhe frymzohem vargje me thurë!
5 Qershor 2022, Mitrovicë
“”””””””””””””””””””””

GAZ DHE LOT
Mbi qerpikun tënd,
pikoi një pikë shi,
Nga retë e mbledhura,
që shetisnin qiellit,
Përmbi supin tënd,
u çfaqë një dritë e yllit
Ta fshiu lotin qepalles,
me shkëlqimin e tij!
Në pëllëmbën e dorës tënde,
u ulë dhe një flutur,
Me ngjyrat e saj ,
bëri të ndjehësh e bukur,
Mbi palen e flokut,
Një buqetë me lule e vuri një pllumbeshë,
Me urimin dhe këngen e ëmbël ,
t’ bëri me buzëqeshë!
Në portën e zemrës tënde,
pahiri hyri një djalë,
E prite krahëhapur,
dhe s’ e le ma me dalë,
Fillon dhe mbaron dita jote,
ëndrra edhe shpresë,
Jeta herë të bën të qashë,
e herë me qeshë!
Gaz dhe lot i dehur,
janë stinët dhe jeta jote,
Gëzime dhe pikllime,
sjellën rrotull k’saj bote,
Kur e ke shëndetin,
kjo është mrekullia,
Shpirtin tënd,
e ushqen vargu dhe poezia!
8 Qershor 2022, Mitrovicë
“”””””””””””””””””””””””””

RRETHIMI
Jemi rrethuar ,
me njerëz të pështirë ,
Janë bërë si ujqërit,
kur janë të uritur,
Kurrë s’po ngopen,
gjakun duke na e pirë
Janë si balena,
kur duan me na gëlltitur!
Shumica janë bërë,
edhe si njerëz të egër,
Të coptojnë,
dhe donë gjak për t’u derdhur,
Pis janë bërë ,
s’kan nderë dhe fare sedër
Të vrasin dhe të coptojnë,
duke të therur!
Gjakun e njerëzve ,
janë duke ua pirë,
Duke qeshur,
dhe mjaftë duke u kënaqur,
Mish dhe kocka,
si kasap donë për t’ na grirë
Janë të pashpirtë,
të ligjë dhe cipë-plasur!
Shkelin me këmbë,
mbi kockat e tyre,
I paftë dhe i vraftë,
i madhërishmi zot,
Pa pikë turpi ,
dhe pa pëllëmbë fytyre,
Helm u bëftë gjaku,
që pijtë dje edhe sot!
Do të vijë koha,
një ditë jo shumë larg,
Nuk e dijë,
a keni menduar për veti,
Ku do ta keni ,
vendin e juaj në cilin rang,
Kur t’ u privoi koha,
dhe t’ u largoi prej parlamenti!
Çfarë do t’ i thoni ,
Popullit në gjykim,
S’ e ju ishit të pangopur,
me një bark të madh,
Apo ndoshta,
s’ e jeni me një përjashtim
Që u thirrët ,
në emër të atyre si çlirimtarë!
Abide Gashi; 7 Qershor 2017, Mitrovicë
DURIMI KA NJË PIKË
Durimtare,
dhe Provokuese,
U lidhën, dhe s’ u bënë,
shoqe të mira,
Të dya artdashëse,
dhe krijuese,
Por nuk ishin ,
të dya të dlira!
Durimtare e sinqertë,
si gjithëherë,
E fortë dhe dinjitoze ,
sa s’ ka,
Provokuese ,
djallzore përherë,
Bashkë po rrinin ,
gjithënjë panda!
Durimtare gjithmonë,
e donte punën,
Dhe nuk ankohej ,
kurrë asnjëherë,
Provokuesja shpesh,
e ngriste hunën,
Bëhej si re e zezë ,
kur e errson qiellin në verë!
Ndërtonte vepra,
kur e nxjerrëte fjalen,
Edhe pse ,
pa arësye dhe pa motiv,
E provokonte ,
gjithmonë DURIMTAREN
Mendjës së saj ,
djalli ishte aq aktiv!
Dita – ditës ,
ishte lodhur Durimtare,
Dhe vendosi ,
t’ e njoftoj Provokuesen,
Mjaftë i tha ,
se krejt po shihet ashiqare,
Se veprat tuaja ,
flasin ndryshe gjuhën!
Turp të qoftë ,
mos provoko durimin,
Se dhe durimi,
e ka një pikë,
Për herë të fundit ,
po të japë qortimin,
Te pika mos të arrijmë,
kam shumë frikë!
Provokuesja
ra pastaj në heshtje,
pafund e mbushur xhelozi ,
Por Durimtarëja,
mbante qetesi ,
me një nënqeshje
E shikonte vjedhurazi ,
Të kërkoj falje asesi !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.