! Ket’ fillim jave po publikoj librin e radhes MIRDITA NË RRAHJET E ZEMRËS per ju artedashes dhe miqte e mi lexues! Kam shkeputur nje paragraf nga parathenia e shkruar nga mikja motra ime Vjollca Shurdha! Te jam thellesisht mirenjohese e dashur moter! Mirenjohje ime shkon edhe per botuesin e pa lodhur Roland Lushi! Nderim dhe respekt per ju qe bete te mundur daljen e librin ne kohe! Jeni vertete te mrekullueshen te dy!
Vazhdon të “kuvendojë” poetja me tokën mëmë me “mallin e përvëluar në at’ kurbet të zi”
Në çdo fjalë një rrahje zemre, në çdo varg një gulçim shpirti, në çdo poezi një rrëke lotesh, për atë mall të pashuar. Në poezi ndihet dhimbja e autores deri në asht. Përgjatë vëllimit përshkruhet një realitet i hidhur që përjetojmë ne shqiptarët jashtë atdheut përpos shqiptarëve në vend. U shpërndamë nga të gjitha anët e botës si zogjtë e korbit paçka se jemi bijtë e Shqipes. Përdëllohet poetja për një fjalë -bija ime pres krahëhapur, merr veten në atë ngrohtësi fjalësh amësore…që veç kush është në mërgim e di çdo të thotë ndaj shkruan: Lindëm e u rritëm në mjerim,/erdh’ e iku rinia, pa lënë askund emër./Rrotullohemi kësaj bote si jetimë…/na shkel këmba e huaj deri në zemër!/O kurbet he qofsh i mallkuar!/ Me thas ëndrrash na la mbi shpinë./Për s’gjalli na ke përvëluar…/dhe sot, pa ndërtuar askund shtëpinë./
“Mirdita në rrahjet e zemrës” pikon mall, lot, krenari, ART!
Vjollca Shurdha
Poete –Shkrimtare – Perkthyese
Itali
MIRDITA NË RRAHJET E ZEMRËS.
Shkruaj për ty vendlindja ime,
Ku u linda dhe u rrita.
Ti çdo ditë më vjen në kujtime,
me ty në mendje m’kalon dita.
Në Arrëzin tim e kam folenë,
Stërgjyshi ma pagëzoi.
Më tha: E gëzosh Atdhenë,
çdo thërrime dheu ma bekoi.
Këtu, në Gjopalaj e nisa këngën,
si çdo fëmijë mbaja ëndrrat përdore.
Me adrenalinë mbusha zemrën,
dhe kur më lagën fjolla bore!
Oh vendlindje; o i bukuri emër!
Në rrahjet e zemrës je përherë.
Të kam shpirt e të kam zemër…
ti ma shndërron dimrin në pranverë.
NE BIJTË E TU O MIRDITË !
Nëpër pemë zëri i zogjve cicëron,
dhe bilbilat kudo këndojnë.
Klithmën e saj shqiponja lëshon…
në ato kreshta ku zanat kundrojnë.
Në rreze të diellit e kam Mirditën,
në Emblemë të Arbërit qëndron.
Përherë armiqve ua kalli frikën…
nga fitorja në fitore, marrshon.
Edhe kur ta hoqën bukën e bekuar,
askujt o Mirditë s’iu nënshtrove.
Si kreshnike n’ato male ke qëndruar,
heroike para pabesive qëndrove.
O Mirditë, he ta lumsha syrin tënd!
Përkrah shekujve udhëtove.
Me gjak trimash e mbrojte at’ vënd…
me filiza të rinj kohën mbulove!
Stuhitë e ciklonet s’të përkulën,
plot koka arti në gjirin tënd ke rrit’.
Në shenjë respekti para teje ulen…
me qumështin tënd i mëkove Mirditë!
Në botë shpërndave rrezet e dritës,
bijat e bijtë e tu kudo që jetojnë.
Thërrasin fort “Jemi bijtë e Mirditës”!
Emrin tënd kreshnik s’e harrojnë!