(Nga libri në dorëshkrim “Zjarri arbëror i pashuar II” i prof. Bexhet Asanit)
Bernard Kotlar lindi në Zarë (në Arbanasi) më 11 shtator 1956, në një familje me motrat Enea dhe Roselinda nga nëna Lidia (mbiemri I vajzërisë Mazija) dhe babai Maria ku jeton dhe punon edhe sot.
Me profesion është inxhinier elektrik, për shumë vite ka punuar si projektues elektrik i makinerive dhe pajisjeve industriale. Ai është një adhurues i informatikës, fotografisë, dizajnit grafik, muzikës dhe sportit, kryesisht në Zarë dhe
në lagjen Arbanassi me të cilën shkriu shpirtin dhe trupin. Sot, ai tregon me krenari se është babai i vajzës Laura dhe djalit Maria të cilët i kanë dhuruar dy mbesa të bukura dhe tre nipër të mrekullueshëm, të cilët janë krenaria e gjyshërve. Në të gjitha promovimet e tij, jo pa arsye ai përmend Brankën bashkëshorten e tij, e cila ishte dhe është ende një mbështetje e madhe për të, veçanërisht për punën me arbëreshët sepse çdo gjë e ka bërë dhe e bën me dashuri dhe respekt për të parët e tij dhe si nxitje brezit të sotëm dhe atyre që po vijnë, që të mos i harrojnë kurrë rrënjët e shëndosha të origjinës së tyre.
Një herë bashkëshortja i tha: “Do të ishe njeriu më i lumtur në botë nëse do të mund të punoje vetëm për arbëreshët, por sigurisht me kusht që nga ajo punë sikur të mund të blije bukë?!”. Sigurisht që nuk mund të blej bukë, por nuk pendohem për asnjë moment që kam punuar dhe kam bërë gjithë gjithë këto punë, për vite, për çështjen arbëreshëve të Kroacisë. Edhe sot e kësaj dite ai përdor në mënyrë aktive gjuhën arbëreshe, të cilën e flet me kënaqësi përditë me nënën e tij 87 vjeçare. Fjalët e para i ka shqiptuar në gjuhën arbëreshe, ndaj shpesh bën shaka se si ai kishte probleme me gjuhën kroate gjatë shkollimit pikërisht për shkak se në fëmijëri fliste më mirë arbërishten.
Edhe pse një kroat krenar për nga kombësia, vendlindjen e tij lagjen Arbanasi në Zarë, arbëreshët i do, ai do historinë e gjatë të tyre, të pasur dhe të bukur, bën përpjekje të mëdha për ta shpëtuar që gjuha arbëreshe të mos humbë, të mos zhduket, prandaj mundohet me mish e me shpirt ta përfshijë atë në libra të ndryshëm, në audio regjistrime, filma, ekspozita etj., në këtë mënyrë ua përcjell brezit të ri arbërishten e tij të dashur, adetet dhe zakonet e bukura arbëreshe.
Për punën e tij modeste disa thonë me punën e tij të çuditshme, ka një thesar të dixhitalizuar për arbëreshët. Bernardo me krenari thotë: “Ka mbi 20 vjet që mbledh gjithçka në lidhje me arbëreshët, gjë që me të vërtetë është një thesar (të paktën për mua) për të folmen arbëreshe, njerëzit arbëreshë, jetën dhe zakonet, ngjarje, portrete etj.”
Lidhur me veprën e Bernard Kotlarit, shkrimtari kosovar Nexhat Rexha ka thënë dikur: “Është një aktivist mbresëlënës humanitar, intelektual dhe veprimtar artistik. Bernard Kotlar është me luksin punime dizajni në libra, dokumentarë, fotografi artistike, ekspozita dhe me vepra elektronike hyri thellë në ujërat kulturore të traditës së arbëreshëve dhe të Zarës. Krijimimtaria e tij artistike e thekson atë se si një intelektual me profil të thellë në punën për ruajtjen e traditive arbëreshe dhe më gjerë. Projektet e tij nuk kanë fund dhe me siguri në të ardhmen do të na befasojë me punën e tij të vlefshme”.
Ai është autor i dhjetë CD-ve multimediale me përmbajtje të ndryshme, nëntëmbëdhjetë DVD-ve dhe producent i pesë CD-ve muzikore. Në njëzet libra ai është bashkëpunëtor, redaktor, grafist dhe autor. Për CD-në e tij multimediale Arbëreshët e Zarës (Zadarski Arbanasi) në vitin 2002, ai mori stemën e qytetit të Zarës për njerëz të shquar, rezultatet dhe arritjet në fushën e kulturës. Ai është veçanërisht krenar për CD-në multimediale Zara (Zadar) që bëri me rastin e mbërritjes së Atit të Shenjtë Gjon Pali II në Zarë në vitin 2003. E mori prej tij një falënderim me dokumentacion që konfirmon se CD-ja ishte arkivuar në Arkivin e Vatikanit për shkak të vlerave të saj të jashtëzakonshme. Në Festivalin e 18-të të Filmit Dokumentar Ushtarak në Bracciano të Italisë bashkëautor me Ivica Matešić Jeremija, fitoi çmimin e parë për filmin “Zadar-Maslenica” në vitin 1993.
Bernardi është gjithashtu autor i CD-së së parë multimediale për basketbollin e Zarës, mund të thuhet se është një projekt i parë i tillë në botë. Në kohën e lirë merret edhe me fotografinë dixhitale dhe ka fituar disa çmime në këtë fushë.
Ai ia dhuroi të gjitha veprat e tij Bibliotekës së qytetit të Zarës për koleksionin vendas të Zarës, Dega “Aleksandar Stipçeviq” – Arbanasi.
“Duhet të theksoj edhe këtë: Lucija (Luce) nëna e Aleksandër Stipçeviqit dhe gjyshja ime Stanka ishin të dyja motra. Nëna ime Lidija dhe Aleksandri (Shandri siç e quanim ne) janë kushërinj të parë ndërsa me djemtë e tij jemi kushërinj të dytë”. – pohon Bernardi.
Bernard konsiderohet si një nga arbëreshët më të shquar dhe më të merituar sot, por ai nga modestia nuk do ta pranojë këtë,me arsyetimin se: “Gjatë historisë arbëreshët kanë dhënë një numër të madh njerëzish të shquar, të cilëve unë as nuk mund t’ u afrohem. Veprat e tyre janë madhështore dhe jam i kënaqur nëse kontributi im ka ndihmuar sado pak të nxjerrë nga harresa të kaluarën shumë të pasur të arbëreshëve dhe të Zarës, për këtë të gjithë duhet të jemi krenarë”.
Vetëm njerëzit e mëdhenj mund të jenë të mëdhenj, kur e llogaritin veten si të vegjël, e këtë shumë vetë e kanë thënë për Bernardin.