6.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Mehmet Rrema

QENIE MBURRAVECE

Je një
Një qenie mikroskopike në galaktikën e pafundme
Një qenje, ku krahët e jetës lozin me ty
Dhe për çudi
Kërkon të hipësh në majë të galaktikës
Dhe të thërrasësh: Hej unë jam perëndi!
Qesharake kjo mendjemadhësia jote
Kur dhe vetë e di
Se, ndoshta, vlenë më pak se një milingonë
E cila shpesh merr në krah
Peshën më të rëndë se trupin
Vetëm për të siguruar ushqimin
Ndërsa ti
Qenie mburravece
Përveç mburrjeve si gjeli mbi pleh
Asgjë nuk di të bësh në jetë
Del në mëngjes e thërret sa mundesh
Hej, njerëz, unë jam mbret
Tradhton veten më parë se të tjerët
Shpesh nuk gjen rrugën të shkosh në shtëpi
Shkon duke u tundur rrugëve, shpesh në rrugë vjell
Por nga vetë mburrja, nuk heq dorë
Ndalesh para koshave të mbeturinave dhe thërret
Hej njerëz, botën e krijova unë!
Flet me zë të lartë
Aqsa bezdisen qentë rrugaçë
Por ti për ato nuk don të dijësh
Fshin jargët që të kullojnë nga goja
Rroba të kushtueshme, mbajti si mos më zi
Veten e quan Perëndi mbi Perëndi
Rrugës këput lule
Ndonjëherë blenë buqeta
Mendo për të dashurën që askund nuk është
I thur këngë nga të tuat, i thur vjersha
Para botës këndon këngë dashurie
Ajo që nuk ekziston, vallë të dëgjon?
Jeto mik, në botën imagjinare
Krijo parajsa sipas dëshirës tënde
Çdo ditë më shumë vetmia të kaplon
Dhe ti
Duke pështyrë qiellin
Buzëqesh hidhur dhe thua: Jam perëndi!
Kthehu mik kthehu andej nga erdhe
Kjo klimë e lagësht të myk trutë më shumë
Ndoshta një ditë
Ke për të kuptuar kush je
Ah, keq më vjen
Me vete do të zihesh dhe të thuash, Asgjë nuk vlen!
Do ta kuptosh
Se kush shkëputet nga realitet
Në botën e imagjinatës vetëm pak jeton
Atëherë ndoshta do të thuash
Hej njerëz
Vërtet nuk vlej as sa një milingonë

Hajde pra të lutem kuptoje mirë

Se mendjemadhësia të zotin e vret

Nuk thonë kot se çerri, ai gjysmë mi

Katërqind derhemi peshon në kandarin e vet

Mbështeti këmbët mirë në tokë

Sepse vetëm ajo mund të të bëjë mbret.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

CAMPO DEI FIORI
Shekujt e marrosur rendin horizonteve të mendjes
Duke lënë gjurmë të thella në ndërgjegjen tonë
“Campo dei fiori” qëndron akoma me sy për tokë
Turpëruar nga vetja dhe bota pse dogji lulen e njomë
Akoma aty qendron hiri ndërgjegjes së kalbur
Si shenjë e errësirës shekullore, që nuk do të largohet
Sot “Campo dei fiori”,psherëtin thellë dhe thotë
Si nuk doli njëri atë ditë nga turpi t’më shpëtonte
Në vazon e një zonje ende ishin të freskëta lulet
Që i dashuri i sajë i’a pat sjellë në shenjë dashurie
Në “Campo dei Fiori” e dogjën bashkë me lulet
Që lulet të mos lëshojnë arome e ai të mos bëjë herezi
Çfarë do të thoshnin klerikët mendje errët sot
Kur kanë kaluar më shumë se pesëqind vjet
Kur sot, të gjithë e dijmë se Xhordano nuk pat fol kot
Toka sillet rreth diellit,por mendja e tyre aty ka ngec
Xhordano po të ishte gjallë, do të qeshte me qesëndi
Me mendjen e errët pa ingranazhet të klerikëve
Ndërsa ata në shtërzime spazmatike prap e quajnë herezi
Myku kërkon lagështi, dhe errësirë që të rritet
“Dita do të vijë” mezi mundi të thoshte Xhordano
Por flaka qe ngritur lart dhe e pat përfshirë
Njerëzit e marrosur shtyheshin kush të ishte më pranë
T’a shikonte trupin e shkencëtari mbi flakë duke u shkrirë
Sot populli nuk është më si në kohën e errët
Dijetarët e vet i nderon dhe ua ngrenë përmendoret
Vetëm politikanët dhe klerikët duket se mbrapa kanë mbetur
E kanë zor të tërhiqen nga llogoret
Të parët thonë Zoti i vërtetë jemi ne që jemi në krye
Të dytët këmbëngulin se ai është në kështjellën qiellore
Dijetarët dhe populli tyre thonë në pastë Perëndi
Ai është në mendjen tonë, siç Xhordano, thoshte

Klerikët, ndoshta, me mendjen e tyre kërkojnë mëshirë

Nuk kanë guxim të mbjellin një lule në “Campo dei Fiori”

Të qëndrojnë para përmendores së dietariti si të ngrirë

Në emër të Zotit tyre të thonë: Është dita të na gjykoni.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.