18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Mirela Sarolli Ropi

GËZUAR O DRITË

Erdhe në stinë vere, para 8 vitesh
Aleksandros , i shtrenjtë nip
Ishe drita sekondare
Erdhe si fllad ,me shumë bekim
Vitet ikin i përkëdhelur im
Shpirtit më shpërthejnë ngjyra
Puthja e jote për mua është shpëtim
Ti je kaltërsia ,je vetë natyra
Do i kujtosh këto vite
Me mall e nostalgji
Shtrëngimi i kraharorit
Do të vlojë në gji
Puthjet mi jep me kursim
Sa fjalë pak,më thua
I ngatron me greqishten
Por shqip më thua ,NËNA TË DUA

Vite të arta paç o dritë

Lumturia të shoqërotë në jetë

Qofsh me fat të burofshin mirësitë

Suksesi me ty ,të bëftë mbret !

“””””””””””””””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

IRONI FATI
Ti dashuri e pafajshmja
Që rrugës nxjer gjëmba
Shndrohesh, fiksim
Kur do,bëhesh më e rrezikshmja.
Qëndron pezull me forcë graviteti
Sillesh më e ëmbëla
Mbyll rrugë dëshirash
Je më e pashmangshmja!
Me intuita të pa skrupullta
Verbohesh nga xhelozia
Jepesh,ndjenjës e zjarrta
Ironi fati,ekstreme të kaltra

Prej teje humbet shpresa

Urrejtja nuk mer rrugë

Kur të sheh ti..,vjen abstraktja

Ti mbyt heshtjet, në pus !

“””””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, mal, qiell dhe pemë

HUMBI SHPRESA
Ngeci në mes, ky zhgënjim
Një kafe pluhur pa shije
Nëse do të mbijetosh pa frik
Qëndro larg errësirës time
Të vendosësh TI, për këtë jetë
Është padrejtësi,vërtet gabim
I hezitoj thënjes të dua, në fletë
Humbi dita , shpresë ska kuptim
Trishueshëm dritares të ngrirë
Njëri pas tjetrit godasin mendimet
Mbytin pranverën e shpirtit jetim
Që përciell me zor ditët e pritjes
Trurit ,bluhen efektet e njohjes
Ankthi ,pasioni rrëmben ndjenjën
Labirintheve të së padukshmes
Botës hyjnore,jeta vendos vlerën !

Mbështjell dhuratës,gjeta forcë

Sa herë hasemi,dalloj mimikën

Dashuria, vendos të plagosë

Flladi,sjell vërtetësi dhe ikën…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.