“”””””””””””””””””””””””””””””””””
GJUHA E KALIT APO PENGU I EVROPËS
E di fuqinë e kalit
Dymijë vjet u bêra hamall i tij
Për nder e kishim emrin liri
Gjuhën e tij veç unë e di
Nuk ishte si gjuha e Satanit
Kur njeriu ia mori peng
Për kinse mrekullitë e fjalës
Deri në pikën ku poeti nuk urren
E dëshiroja kafen me poetin(S.Berisha)
Miku im poet më tha
“Të jesh i sinqertë do të thotë të jesh kali”
E vërteta e jeton jetën e bukur
Shkrihet në qiriun e Naimit
Por prapë ndritë bashkë me dritën e diellit
Sa herë e folëm gjuhën e kalit
Kurrë bota nuk ishte me ne
Ne i falëm asaj mbretëritë
Ia mbrojtëm kryqëzimin e shenjtë
Dhe ne mbetëm peng i tradhëtisë së Evropës
Si dikur para pesë shekujve
Si sot kjo ndarje e dheut tim që dhemb
Më shumë së cila do plagë e imja
Ndoashta lutjet e poetit i marrin hyjnitë
Së që besa as me urata s’bashkohet dheu
As nuk çelin lulet në asnjë stinë tjetër
Pranvera është stina që na i fal dashuritë
Na i shëron plagët dhe çelin trëndafilat e çamërisë.
11 Korrik 2022 AGIM DESKU