“””””””””””””””””””””””””””””
TË ISHIM BASHKË
Unë do t’ shkoj ,
në Ulqin
Dhe ti do t’ shkosh ,
në Vlorë,
Detit t’ ia ndjejmë,
kënaqësinë,
Bashkë të dya ,
moj shqiponjë!
Do t’ rrugtojmë të dya ,
që nesër,
Por nuk do t’ jemi ,
bashkë matanë,
Fizikisht ndoshta,
njëherë tjetër,
Pasi këtë kaherë,
e kemi thënë!
Ti në pllazhin,
e bukur të Vlores,
Ismajl Qemajlit ,
që ia ruan vlerat,
Unë në brigjet ,
e mbretëreshës Ilire,
I njejti diell ,
do t’ na i bashkoj zemrat!
Mos më harro ,
po të lutem,
Më shkruaj si gjithënjë,
për të tëra,
S’ e pa frymzimin tënd,
nuk mundem,
Të shkruaj ,
për njerëz edhe gjëra!
Çfarë,
të preokupon në Vlorë,
Dhe në pllazhin e saj ,
plotë rërë,
Më shkruaj ,
se do t’ thurë vargje kurorë,
N’ krahët e një fluture ,
do t’ i sjellë në derë!
Dhe unë ,
do t’ shkruaj për ty,
Kur të dalë ,
me shetitur Ulqinit,
Do t’ ftoj ,
me shumë kënaqësi,
Tek kalaja antike ,
nën hije të blinit!
Sa për fund ,
të këtyre vargjeve,
Edhe pse fund ,
kurrë nuk ka poezia,,
Të uroj shëndet ,
dhe lumturi çasteve,
Të bashkuara na mbanë,
arti dhe krijimtaria!
Abide Gashi; 12 korrik 2019, Mitrovicë
QËNDRO LARG MEJE
Ah, moj brengë,
s’më lë të qetë
Më zhuritë ,
përbrenda zemrës,
Çfarë haku të kam,
që mua m’ ke gjetë
Të më shqetsosh,
këtë stinë të verës!
Mjaftë moj mjaftë,
më je ngjitur
Shpirtin tim ,
je duke ma lodhur,
Ik shko larg,
se më ke mërzitur,
Shko në fund të detit,
për mos të dalur!
Edhe nëse vala,
të ndihmon, të këthehësh
S ‘dot bëj vend,
tek unë në këthim
Dua larg-larg meje ,
të mbërthehesh
Zhduku , zhduku,
nga shpirti im!
Ikë nga unë,
se nuk i dua dhimbjet
S’mundë i bajë ,
ma zemra ime,
S’dua fare,
t’ i shpalosë ma kuijtimet
Që gëzimin ,
ma këthejnë në hidhërime!
E dua ditën,
të më ngrohë me rreze,
Natën të ndriquar,
me hënë dhe yje,
Mëngjeset e bukura ,
me lule vese,
Që i shkëlqen dielli,
nëpër fushë dhe pyje!
E dua dhe detin ,
me valët, palë – palë,
Kur më pushtojnë
,me aq ledhatim,
Shtrihem mbi to,
si një pulëbardhë,
Duke lozë,
me ëmbëlsim!
Prandaj të thërras,
moj brengë,
Nuk dua,
të brengosem ma me ty,
Të shijoj,
kam dhe të tjera këngë,
Që stina e veres ,
m’ i ofron me kënaqësi!
Abide Gashi; 12 korrik 2019, Mitrovicë
BOTA ME HALLE
Qenka , mbushur bota,
me halle edhe derte,
Fjalë boshe dhe të kota,
jeton secili për vete..
Turpi edhe nderi,
ma s’egzistojnë ndër ne,
Morali dhe karakteri,
paskan rënë për dhe!
Sot kur të premtojnë,
s’ e dot’ bëjnë çmos,
Nesër dot’ harrojnë,
s’ e ishin në një kaos,
Fjala që moti dikur,
ishte diqka e madhe,
Tani ma s’ka kulturë,
të shkoi atje ku e fole!
Me dredhi dhe gënjeshter,
bota sillet rreth njerzimit,
S’ isha unë por një tjetër,
që të largoj prej piksimit,
Kujt t’ ia qashë një hall,
kur të rëndon shpirtit,
Të gjithë të qesin fall,
kan ndërruar stinët e vitit!
Të tjerët kur ishin mirë,
zgjedhnin edhe hallin tënd,
Tani arriti kohë e vështirë,
dhe për vete fuqia i ka lënë!
Disa nuk kan as frikë prej Zoti,
jetojnë mbi kurriz të huaj,
Tjetri le t’ punoj kot së koti,
s’ e s’ka mjete shteti ta paguaj!
Abide Gashi; 12 korrik 2018,Mitrovicë
HËNA
( Bot. ” PERLA TE ARTA” )
Sonte hëna ,
paska mbetur vetë,
Për rreth ,
nuk e ka ritmin e yjeve,
Sa magji ,
paska lëshuar mbi det
Me dritën e saj ,
të artë të mrekullive!
Kush po i falka ,
sonte bukuri detit,
Mbi valët e qeta,
kush po shndrinë,
Me dritën ,
që shpërndan rreth vetit,
Vetëm hëna top,
e bëjka magjinë!
Nën dritën,
e kuqrremtë të saj,
Të dashuruar,
qifte të rinjë , shëtisin
Ngadalë ecin ,
buzë detit në skaj,
Dorë për dore,
nëpër valë lëvizin!
Sa e çiltër,
duket hëna mbi det,
Kur soditë ,
me ëmbëlsi triket e rinisë,
E hapë dhe më shumë ,
driten e vetë,
T’ ua ndriqoj ,
çastet e dashurisë!