8.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Nizam Myftaraj

KUJDES! UJI ËSHTË I PABESË
1
Gëzuar ditën e re!
Dita e sotme,
Qoftë më e bukur se Dje!
Por; Bëj Kujdes!
2
KUJDES!
Në ujë, mos hyr thellë!
Deti… të magjeps.
Por është i pabesë…
3
Edhe dallga në breg…
Ndonjëherë të rrëmben
Nuk të rrëmben për të dytën herë.
4
Nga rrëmbimi i parë,
Më nuk të kthen në breg.
Nuk të jep mundësi,
Të mësosh nga gabimi.
5
Kujdes! kujdes! Kujdes!
Kujdes! Plazhin, a detin, shijoje ti.
Asnjëherë Deti, të mos rrëmbejë!
6
Eh! Jetë o jetë!
Kujdesi i prindërve më ndjek…
Edhe tani që kanë ndërruar jetë.
7
Ndërto, edhe porosia:
Kujdes! Uji është i pabesë.
Pa ujë nuk ka jetë, Por edhe uji, merr jetë.
8
Vetëm dashurinë: Lëre të lirë!
Lëre të rrëmbejë
Zëri besë, kudo që të shpjerë.
Edhe në qiellin e shtatë le të shpjerë.
Nizam Myftaraj Tiranë, më 13.7.2022..
“””””””””””””””””””””””””

MERREM UNË ME TA
1
“Mos u inatos! Mirë po bën,
Ashtu si unë, të kam thënë.
Hakmarrje nuk ke bërë.
Mirë e bukur për gjithëçka.
2
Atë detyrë, mua ma ke lënë.
Ashtu siç unë ju kam thënë.
Lërini! Lëri! Mos i nga!
Mos i nga! Se merrem unë me ta.”
3
Kështu më thotë, zëri i zemrës tuaj;
O miku im në përjetësi.
Të kam dhënë besën,
Se do e mbaj fjalën: “Me urti e dashuri.”
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.