11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Mark Marku

NJE MENDIM DHE RESEPKT TE VECANTE PER MJEKUN MIRDITOR NE KUKES

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Eshte nje mendim mjaft i sakte i shprehur per doktor Mark Nufin nga inxhinier Ded Shkurti dhe une qe kam 35 vjet ne miqesi me Kuksiane ku dhe kam nip e mbese femijet e mije -ndaj te njejtin mendim per dashurine -burrerine dhe respektin qe kane treguar ndaj Mirditoreve -gjithashtu ndaj te njejtin mendim per sa flitet lidhur me doktorin Mark Nufi -me te cilin kam njoheje e miqesi dhe shume respekt per te e profesionin e tij dhe familjen e mrekullueshme -e pyes para 2 muajsh se akoma do vazhdosh ne Kukes -ai me pergjigjet po kam kenaqesi te vazhdoj te punoj ne kete qytet te bukur me njerez shume burreror e fisnik ,do vazhdoj deri sa te dale ne pension -e kryej detyren me shume kenaqesi-e pra kjo nuk eshte pa strese per kete mjek shembullor -pasi djemt i ka me banim ne Tirane dhe me zonjen vazhdojne te punojne e jetojne ne Kukes-por si e citova jane ato rreshta te cituar nga inxhinier Ded Shkurti i cili ka punuar e jetuar ne Kukes ne vitet 1980 familjarisht dhe pasioni e dashuria e respekti i ketij doktori qe ndjen per kete vend-Kukesin e banoret e ketij rrethi, qe doktor Marku tashme i njeh me trung familje,e ushqen respekt per ta dhe ata te njejten gje per DoktorMarkun e profesionalizmin e punes se tij.

-Respekte per doktor Mark Nufin qe me punen e tij te pa lodhur 41 vjecare si mjek ne Kukes i ka dhene emer e nder vetes se tij-por ka lartesuar vlerat e mjekut dhe te Mirditorit

“””””””””””””””””””””””””””””””

IKJA E SHQIPTAREVE NGA SHQIPERIA
Nga mediat e shkruar lexoj para pak diteve:
“Mijëra shqiptarë të larguar, Meta: Axhendë e qëllimshme antikombëtare, që tenton të falimentojë Shqipërinë si komb,,
Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me artikullin e publikuar nga Zëri i Amerikës, ku deklarohej se 220 mijë shqiparë janë larguar nga vendi në 6 vitet e fundit. Meta ka thënë se ky shpopullim është pjesë e një agjende të qëllimshme e cila tenton të falimentojë Shqipërinë si komb.
“Axhenda e qëllimshme antikombëtare për shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë është një fakt i qartë. Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor. Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën” ka thënë ai.
Meta ka shtuar se nevoitet një stratëgji për të ndaluar këtë proces, e cila garantohet vetëm me një qeverisje me standarte dhe dëgjimin e kërkesave të qytetarëve.
“Nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve. Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane! Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani”, ka përfunduar Presidenti.
Pamflet 26/06/2022.

MENDIMET E MIA PER LARGIMIN NGA VENDI TE SHQIPTAREVE

Une nuk jam nihilist te mohoj arritjet ne vendin tim me heret po edhe ne vitet e fundit,por do ndalem ne pak dukuri negative se ka shume e duhet me dite te tera ti mendosh e ti hedhesh ne leter.Personalisht e mbeshtes mendimin qe ka kreu i shtetit ,por nuk jam dakort me qendrimin konstatues ,ketu jane bashkepergjegjes te gjithe keta qe kane qene ne politike per 30 vite.A kishin mundesi te ndalonin ikjen ,jo natyrisht se ajo eshte e lire sot ,nuk jemi ne diktature.Por shume gjera beheshin mire dhe me mire ,sot me sepaku nuk ekziston fjala e lire ,e ngre zerin dhe as pyet njeri ,ne takime duhet te flasesh cfar do partia ,madje te besh ca llustra ,edhe kur ngre zerin ta heqin ndalojne fjalen ,pune fushatash sa per sy e faqe,mjafton nga e majta dhe nga e djathta kur kane takime ,hapni dhe degjoni .Une ndjek sa mundem situaten si intelektual ,pasi me dhemb per vendin tim, tere qe jeten ju kushtova me perkushtim dhe per te cilin kam bere betimin qe ne vogli nen petkun ushtarak qe te jap edhe jeten nese e kerkon nevoja per mbrojtjen e tij me arme ne dore.Po si une jane me mijra intelektual ushtarak qe jam I bindur qe ndajne te njejtin mendim.Edhe kolegu e miku im nga Topojani ,studiuesi e shkrimtari Xhevit Dafku me ndjenje atdhetare e ndjen thelle bashatisjen qe po I behet Shqiperise dhe percjelle kete kenge qe eshte plot emocion =KU PO SHKONI DJEMT E RI=marre nga portali MedvegjaSot.com.

Une e falenderoj mikun tim te cmuar per ndjenjen e ti atdhetare dhe qe me nxiti te shkruaj edhe disa rrjeshta lidhur me kete ngjarje tragjike nese do vazhdoje me keto ritme per kombin tone. Ama ne kurre ,si ushtarke nuk kemi qene pro te pa drejtes ,por pro te vertetes,kemi qene dhe jemi totalisht kunder korrupsionit qe ka mberthyer per gryke ,qeveritare dhe jo qeveritare,padrejtesive ne vend.Pra ky vend nuk behet me ata qe per 30 vite sunduan kete vend,qe per 30 vite shkatrruan e ndertuan vend e pa vend ,ndertuan politika afa shkurtra te zhvillimit te shqiperise dhe jo afat mesme e afat gjate.Nuk ndertuan per 30 vite sitem sigurie,drejtesie e pronsie ne kete vend.Nuk e ndjen veten shqiptar I dinjiteshem me shtetin e vet.I ben nje ankese ku kerkon te drejten e tij ,e me spaku organet shtetrore jane te detyruara me Kod Administrativ qe brenda 45 diteve te kthejne pergjigje me shkrim.Jo kjo nuk ndodh tek ne,rast i rralle.Moren shperblim shume nga ata qe nuk u takonte ,kam plot shoke e miq te mi qe kane marre ,kur penisoni eshte me i madh se 140 euro sipas kryeministrit ,a po kane marre se i kane sherbyer parties ajo eshte drejtesia ne kete vend ,eshte turp i madh ashtu si me rrogat qe shume zyrtar merrnin paga te majme te dyfishta.Athere administrate shtetrore eficente une nuk i them dot ,kur kam fakte te pakontestueshme per kete gje.A ndodh kjo ne Europe ,nuk ndodh .Sot administrate jone vepron sipas urdherave jo sipas akteve ligjore ne fuqi.Po pse nuk e ben administrate jone kete gje,I drejtohesh me shkrese zyrtare dhe po me shkrim duhet te kthej pergjigje per cfar kerkon ,po ja ka besuar sistemit online i cili po rezulton qe nuk po funksionon si duhet dhe per kete popullit i eshte mbyll goja ,mos hajdeni ne zyra shkoni ne tel ,jo po fluturoni ne ajer ,po cdo gje realizohet ne toke ,ashtu si edhe lufta sa do e fuqishme ne ajer ,pa nderhyrje toksore nuk mund te ralizohet e te perfundoj e sukseshme.Pra njerzimit ketu i mohohet me urdherin e kreut te shtetit nje e drejte kushtetuese.Po ku jemi ,ku shkojme keshtu,aspak nuk jam kunder te mirave qe sjell cdo gje e re ,por komunikimi me qytetarin nuk e zevendeson E=Albania ,ligjet jane, qytetari aq me shume kur ka te bej me pensionin qe do te thote ose jep para me shume ose me pak ,apo me pronen e zgjidhja do nje kanal direkt pa tjeter .Me paturpesi thuhet se legalizimi behet falas ,asnjehere ,madje ne keto vite shqiptaret e kane paguar dyfish me fature dhe nen dore ,po deshe ,ky eshte nje realitet dhe aspak sajese.Ka shume e shume gjera qe nuk shkojne si duhet ne kete vend ,ndaj femijet braktisin prinderit dhe ikin e behen hyzmeqar te Europes qe na do fort.E bukur e ka thene gati nje shekull At Gjergj Fishta se kush eshte Europa .Sot edhe ata qe nuk shikojne dhe nuk degjojne e kane marre vesh se po ajo Europe eshte e do jete per ndihmen qe i ofron shqiptareve.Largimi nga vendi pa diskutim qe frenohej ,por duke ndermarre reforma me persepektive dhe ne te mire te njerezve ,jo te pushtetareve ne bashkpunim me opozitaret.Per emigrimin shkruan vllezerit Frasheri, A.Z.Cajupi e shume te tjere ,te cilet ne kohe tjeter e ne kushte te tjera u larguan dhe nuk u kthyen kurre ne atdhe.Normalisht kujdo nga ne shqiptaret qe jemi ketu mendja na shkon e eshte me qellim nje zbrazje e tille ,po a mundet te ndalohet me vullnetin e mire te te gjitheve politikaqejve edhe ndalohet ,se ishin keta bashke te gjithe qe shkatrruan mbi 500 fabrika e uzina duke filluar nga viti 1991 e ne vazhdim ,e me siguri per te ndertuar sipas masterplaneve me interesa te nendheshme qe populli mos te marre vesh se kujt i perkasin .A do kthehen shqiptaret e larguar nga vendi,mendoj se shume pak,pra qellimi po realizohet hap pas hapi dhe ne kete vend do mbeten ne te ardhen aq sa shqiptare banore ishin ne kohen e Zogut .Uroj te ndodhe kthimi por shpresa nuk vdes kurre,se edhe mund te kthehen ne atdheun e tyre shqiptaret e larguar.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.